• e premte, 05 dhjetor 2025

Në javën e parë të shtatorit do të kompletohet lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale, theksoi Mickoski

Në javën e parë të shtatorit do të kompletohet lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale, theksoi Mickoski

 Shtip, 15 gusht 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE nga sot vazhdon me matjet për kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa në fillim të shtatorit do të mbahet një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të partisë, deklaroi sot kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke theksuar se pret  që deri në fillim të muajit të ardhshëm të dihen të gjitha parametrat.

 Mickoski sot në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për kandidaturat për lindjen, por edhe për bashkëpunimin me partnerin e koalicionit "ZNAM" për Qendër dhe Kumanovë, theksoi se duke pasur parasysh se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 13 shtatori, pritet të gjithë emrat të dihen në javën e parë të shtatorit.

 "Jo vetëm për këtë pjesë të Maqedonisë, por në përgjithësi kudo ku mungojnë emrat për komunat duhet të shpallen", theksoi ai.

Mickoski shtoi se me "ZNAM"-in janë shumë afër një marrëveshjeje për kandidatët e tyre për Kumanovën dhe Qendrën. 

 "Jemi shumë afër një marrëveshjeje. Nuk do të thoja se kemi një marrëveshje përfundimtare, por jemi shumë afër një marrëveshjeje. Në atë drejtim po masim edhe disa komuna të tjera për të parë nëse në ato komuna kandidati i ZNAM-it ose kandidatët e VMRO-DPMNE-së kanë performanca më të mira tek qytetarët, dy ose tre komuna të tjera janë afërsisht në fokus të këtyre bisedimeve. Dhe jam i bindur se në fund do të arrijmë një marrëveshje për mbështetje të përbashkët të kandidatëve për kryetarë komune. Sa i përket listave të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga VMRO do të ketë listat e veta, dhe partia politike "ZNAM" do të ketë lista të veta", shtoi Mickoski.

Foto: Qeveria 

 

QËNDRONI TË LIDHUR