• e premte, 05 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

8 maj 2024 (MIA)

- Sot është Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

1688. - Lindi Alen Rene Lesazh, shkrimar francez. Shkroi romane dhe komedi satirike, duke e shfaqur shoqërinë bashkëkohore realistike.

1786. - Në skenën e Teatrit Francez në Paris, u dha premiera e tragjedisë "Skënderbeu" e autorit francez Ulrik Debuson. Heroi ynë kombëtar, Skenderbeu, eshte bere personazh kryesor në shumë vepra të letërsisë, muzikës, arteve të bukura, që sintetizojnë vetitë dhe virtytet e shqiptarit. Lartësimi i figurës së tij, është vlerësim edhe per Shqiperine, në mbrojtje të vlerave njerëzore dhe civilizimit evropian.

1828. - Në Gjenevë lindi Zhan Anri Dinan, filantropi zviceran, themelues i Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në vitin 1963, i cili më vonë u shndërrua në organizatë ndërkombëtare. Në vitin 1901 e fitoi Çmimin Nobël për paqe. Vdiq në Hajden, Zvicër, më 3 tetor të vitit 1910.

1880. - Vdiq Gustav Flober, shkrimtar francez, njëri nga themeluesit e realizmit në letërsinë franceze.. Si kundërshtar i hipokrizisë qytetare, në mënyrë të denjë i pasqyroi jetën e përditshme dhe personalitetet nga provinca. Ndër romanet e tij më të njohur janë "Edukimi sentimental" dhe "Zonja Bovari". Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821.

1884. - Lindi Hari Truman, presidenti i 33-të i SHBA-së. Vdiq më 26 janar të vitit 1972.

1921. - Në Suedi hiqet dënimi me vdekje.

1949. - U themelua Republika Fedеrale e Gjermanisë.

1992. - Republika e Filipineve e njohu Republikën e Maqedonisë.

1995. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Singaporit vendosën marrëdhënie diplomatike.

1996. - Vdiq luftëtari spanjoll me dema Luis Migel Lukas "Domingen", me siguri luftëtari më i mirë botëror me dema në shekullin e 20-të, aftësinë e të cilit e ka inspiruar shkrimtari amerikan Ernest Heminguej.

2001. - Në Shkup, në edicionin e Teatrit kombëtar të Maqedonisë është promovuar numri i parë i edicionit për art skenik "Skena".

2007. - Në Irlandën veriore, pas suspendimeve shumëvjeçare dhe administrimit të drejtpërdrejtë të qeverisë londineze, u ripërtëri pushteti lokal dhe u formuan parlamenti dhe qeveria e Irlandës Veriore

QËNDRONI TË LIDHUR