Në ditën e sotme
- 1547. – Princi Ivan i Katërt, në histori i njohur si Ivan Grozni, në Moskë kurorëzohet për perandor rus. Gjatë sundimit të tij veçanërisht në shprehje erdhën apsolutizmi dhe centralizimi mbretëror i vendit në të cilën deri atëherë rëndësi të madhe kishin familjet e shquara.
- Post By Sara Ademi
- 07:16, 16 janar, 2025
16 janar 2025 (MIA)
1547. – Princi Ivan i Katërt, në histori i njohur si Ivan Grozni, në Moskë kurorëzohet për perandor rus. Gjatë sundimit të tij veçanërisht në shprehje erdhën apsolutizmi dhe centralizimi mbretëror i vendit në të cilën deri atëherë rëndësi të madhe kishin familjet e shquara.
1749. – Lindi shkrimtari italian Vitorio Alfieri, poet patriotik dhe poet dramatik.
1778. – Franca e njohu pavarësinë e SHBA-së të cilët zhvilluan luftë çlirimtare kundër sundimit kolonial britanik.
1891. – Në Paris vdiq Leo Delib, kompozitor francez, përfaqësues i romantizmit në muzikë. Realizimet më të njohura janë “Kopelija” dhe “Silvija” dhe opera “Lakme”. Lindimë 21 shkurt të vitit 1836.
1924. – Zgjidhet qeveria Liberal-Demokratike e Fan Nolit. Si kryeministër, Noli shpalli reformat agrare për të zhdukur feudalizmin dhe i bëri Kushtetutës disa ndryshime. Por ai nuk pati kohë për të zbatuar angazhimet.
1942. – Vdiq në një aksident ajror, aktorja e famshme amerikane Karol Lombard. Gruaja e Klark Gejbëll, u bë e famshme në interpretimin e saj në filmin “To be or not to be”(Të jesh a të mos jesh).
1946. – Lindi Kabir Bedi, aktori indian, i cili ka luajtur në filmin “E bija e Maharazhait” dhe ” Sandokan”.
1957. – Në Nju-Jork vdiq Arturo Toskanini, dirigjent operistik dhe simfonik italian, njëri nga dirigjentët më të njohur të të gjitha kohërave. Lindi në Parma, më 25 mars të vitit 1867.
1972. – Pas vdekjes së mbretit Frederik, Margareta II shpallet mbretëreshë daneze.
1991.- Forcat e udhëhequra nga SHBA në luftën e Gjirit me sulme masive ajrore nëpër caqet industriale dhe ushtarake në Irak dhe Kuvajt e filluan operacionin “Stuhia e shkretëtirës”.
1997. – “Vdekja e Jugosllavisë”, film televiziv me pesë seri i prodhuar për BBC-në dhe kanalin amerikan “U.S.Discovery Channel” nga Shoqatat britanike “Brian Lapping”, fitoi medaljen më të lartë “Gold Baton”.
2001. – Bullgaria shkatërroi praktikisht të gjitha minat e arsenaleve të saj, në përputhje me konventën e Otavës mbi ndalimin e minave kundër-njeri.
2002. – Këshilli amerikan i sigurisë vendosi njëzëri embargon e armëve dhe ngrirjen e aseteve të Osama bin Laden. Al-Kaida.
2003. – Anija hapësinore Kolumbia heq dorë nga misioni i saj në hapësirë STS-107, i cili do të ishte dhe misioni i saj i fundit.
2005. – Adriana Iliescu sjell në jetë fëmijën e saj në moshën 66 vjeçare, duke u bërë dhe gruaja më e vjetër që lind fëmijë në këtë moshë.
2006. – Elen Xhonson Serlif dha betimin si presidente e re e Liberisë me çfarë u bë gruaja e parë presidente e shtetit në Kontinentin Afrikan.
2008. – Në moshën 80 vjeçare vdiq akademiku Nikolla Klusev, kryeministri i parë i qeverisë së parë eksperte e Republikës së Maqedonisë (1991-1992) dhe pati rol të rëndësishëm në vendosjen e pavarësisë.
2014. – Aktori britanik Roxher Lojd Pak, i njohur për rolin e Trigerit në serinë “Intrigat” ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare. Ka debituar në skenë në Nortempton, pas studimeve në Akademinë mbretërore për arte dramatike. Famën e ka fituar me rolin e Kolin Triger Boll në serinë “Intrigat.