• e diel, 19 janar 2025

Më së ftohti në Berovë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Më së ftohti në Berovë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 18 janar 2025 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes është në Berovë, -12 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 53 centimetra.

Siç informoi DPHM, deri në orën 08:30 janë matur -8 gradë në Manastir, -7 në Tetovë, -6 në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Demir Kapi, Strumicë, -5 në Shtip, -4 në Vinicë. , Kavadar, -3 në Shkup-Zajçev Rid, Dibër, -2 Shkup-Petrovec, Kumanovë, Veles, Pretor, Krushevë, Kodrën e Diellit, si dhe -1 gradë në Ohër dhe Gjevgjeli.

Lartësia e shtresës së dëborës në hanet e Mavrovës është 45 centimetra, 29 në Krushevë, 20 në Manastir, 18 në Dibër, 11 në Tetovë, 8 në Demir Kapi, Berovë, 7 në Shtip dhe 3 centimetra në Kriva Pallankë.

Paraditen e sotme do të jetë ftohtë me mjegull në disa lugina me dukshmëri të zvogëluar horizontale deri në 500 metra. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Në disa vende do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 10 gradë. Në Shkup paradite do të ketë mjegull, gjatë ditës me diell dhe qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR