17 janar 2025 (MIA)
1377. – Papa Gregori XI rivendosi selinë papale në Romë, pasi e hoqi nga Avinjoni.
1468. – Ndërroi jetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar; një nga figurat e shquara të historisë së shek XV në plan ndërkombëtar. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në vitin 1405 në një familje të madhe feudale. Figura e Skënderbeut sintetizon një epokë të tërë të historisë kombëtare shqiptare, luftën një shekullore kundër pushtimit osman (1380-1479), për mbrojtjen e tokës, të lirisë, të pavarësisë së vendit.
1601. – Kryeqendra spanjolle nga Madridi është transferuar në Valladolid.
1706. – Lindi Benjamin Frenklin, burrë shteti dhe shkencëtar amerikan. Ai ishte një nga udhëheqësit e luftës amerikane për pavarësi nga Britania dhe ndihmoi në shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës.
1773. – Lundërtari anglez Xhejms Kuk me anijen “Rezolushën” i pari e kaloi qyrkun e Antartikut.
1863. – Lindi Konstantin Stanisllavski, aktor, drejtor dhe mësues rus, bashkëthemelues në vitin 1898 i Teatrit të Artit të Moskës.
1921. – Eshtë dita e Artilerisë së Ushtrisë Shqiptare.
1948. – Në Shkup filloi të funksionojë Ndërmarrja për komunikacion të qytetit. Ndërmarrja u formua me vendim të Këshillit ekzekutiv popullor të Shkupit, më 11 korrik 1947.
1953. – Në Shkup doli numri i parë i “Gazetës ekonomike”, gazetë e Odës ekonomike dhe ekonomisë së Maqedonisë. Në fillim u paraqit si organ i Odës tregtare hotelierike të RP të Maqedonisë.
1996. – Në Shkup dhe Athinë u hapën zyrat për lidhje të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
2000. – Presidenti Sadam yfeston nëntë vjetorin e Luftës në Gji me thirrjet drejtuar irakianëve që të mos humbasin shpresat përballë sanksioneve shkatërruese të OKB-së.
2002. – Vdiq shkrimtari spanjoll Kamilo Hose Sela, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1989. Shkroi rreth 70 libra, duke përfshirë edhe romanet “Familja Paskal Duarte”, “Shporta”, “Fjalori i fshehtë” dhe të tjera.
2005. – Në shtëpinë për pleq në Los Anxhelos, vdiq Virxhinja Majo, aktore hollivudiane me një numër të madh të filmave nga vitet e dyzeta të shekullit 20. Ka lindur në Sent Luis.
2007. – Vdiq satiristi amerikan Artur-Art Buhvald, fitues i çmimit të Pulicerit në vitin 1982. Karrierën e ndërtoi në Paris, duke shkruar kolumnën e parë për botimin e gazetës evropiane “Nju-Jork herald tribjun”. Nga vitit 1962 shkruan kolumna për “Uashington Post” prej ku janë marrë 550 faqe në gjithë botën. Publikoi më shumë se 30 libra, një prej të cilave edhe para vdekjes “Shumë është herët të thuhet lamtumirë”.
2008. – Në Rejkjavik, Islandë, vdiq Bob Fisher, një nga shahistët më të mirë botëror i të gjitha kohërave. I lindur në Çikago, më 9 mars në vitin 1943.