Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare
- Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 2 deri 8 gradë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:33, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 2 deri 8 gradë.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë me kushte për dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6 gradë.
Siç informon DPHM, në ditët në vijim do të përqendrohet moti stabil me temperatura ditore pozitive të cilat do të jenë në ngritje graduale. Temperaturat e mëngjesit çdokund do të jenë nën zero, ndërsa vende-vende do të zbresin edhe nën -8 gradë. Nëpër lugina do të ketë paraqqitje të mjegullës dhe temperaturat ditore të mbeten të ulëta. Nga e hëna pritet rritje e vranësirave.
Foto: МIА arkivi