• e martë, 05 nëntor 2024
Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1 nëntor 2023

1755. - Në tërmetin katastrofik që e goditi Lisbonën humbën jetën 60.000 njerëz.

1757. - Lindi skulptori italian Antonio Kanova, mjeshtër i madh i klasicizmit italian, i cili ka ndikuar mbi artin e përgjithshëm të skulpturës evropiane. Veprat: "Amori dhe Psika", "Paolina Borgeze si Venera", "Persej", përmendroret e papës Klement XII dhe Klementi XIV, Bustin e Napoleonit.

1801. - Në Katani lindi Vinçenco Belini, kompozitor operistik italian. Ai është krijues i stilit operistik italian, i quajtur belkanto. Operat më të njohura janë: "Norma", "Somnanbul", Puritanët" etj. Vdiq më 24 shtator të vitit 1835.

1928. - Në Turqi Alfabeti arab është zëvendësuar me alfabetin latin. Kjo është vepër e reforma properëndimore të themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturk.

1936. - Dikatorit italian fashist Benito Musolini e kumtoi themelimin e boshtit Romë-Berlin.

1945. - Australia është pranuar anëtare e Kombeve të Bashkuara.

1945. - Britania zyrtarisht kumtoi se sipas të gjitha gjurmëve dhe indikacioneve, Adolf Hitler, sipas të gjitha gjasave kreu vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin.

1946. - Kombet e Bashkuara formuan Fond ndërkombëtar për ndihmën ndaj fëmijëve (UNICEF).

1952. - Amerikanët e aktivizuan bombën e parë hidrogjene në ishullin Enivetok në Paqesor.

1972. - Vdiq shkrimtari amerikan Ezra Paund. Poet  i shquar dhe njëri nga themeluesit e shkolëës poetike imazhinistike. Publikisht e ka shprehur mbështetjen ndaj fazhizmit italian, kështu që në vitin 1945 u gjykua për tradhti. U shpall psiqikisht i sëmurë dhe 13 vite kaloi  një institucion të llojit të mbyllur, por asnjëherë nuk u mëdysh dhe i mbajti bindjet e tija ekstreme.

1973. - Nga stacioni Trubarevë u nis treni i parë elektrik në Maqedoni.

1995. - Në qytetin amerikan Dejton filluan negociatat për Bosnjë e Hercegovinën. Pas tre javësh marrëveshjen paqësore e pranuan kryetarët e Serbisë dhe Kroacisë, Sllobodan Millosheviq dhe Franjo Tugjman, dhe lideri i myslimanëve boshnjakë, Alija Izetbegoviq.

1998. - Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 24-të e Organizatës evropiane për siguri të navigacionit ajror - EUROKONTROL me seli në Bruksel.

2002 - Kuvendi i Maqedonisë me 72 vota "pro" dhe "28" kundër e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski.

2006. - Vdiq shkrimtari amerikan Uilijam Stajro, fitues i Çmimit Pulitzer për librin "Rrëfimet e Net Tarner", dhe autor i librit "Zgjedhja e Sofijas" ekranizimi i të cilit është shpërblyer me Oskar. Veprat: "Shtrihu në errësirë", një lloj i autobiografisë.

QËNDRONI TË LIDHUR