• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

3 dhjetor 2024 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Personave me Hendikap

1368. - Lindi mbreti francez Sharl VI, i cili deri në vdekjen e tij në vitin 1422 në fron ka qenë 42 vjet.

1800. - Në Vërba, afër Bledit, lindi France Preshern, një nga poetët më të mëdhenj slloven. Vepra më e rëndësishme e tij është "Kurorë sonetash". Ka vdekur më 8 gusht të vitit 1849.

1808. - Madridi iu dorëzua forcave ushtarake të perandorit francez Napoleon I.

1894. - Lindi burrështetasi indian Rexhendro Prasad, presidenti i parë i Indisë së pavarur, nga viti 1950 deri në vitin 1963.

1917. - Kryetari i SHBA-së Vudro Uilson kërkoi nga Kongresi në Luftën e Parë Botërore t'i shpallin luftë Austro-Hungarisë.

1919. - Vdiq piktori francez Pjer Ogist Renoar, një nga impresionistët më të[ shquar dhe njëri ndër piktorët më të mëdhenj evropian të shekullit 19. Në pleqëri punoi edhe si skulptor.

1923. - Në Nju-Jork lindi Maria Kalas, këngëtare amerikane e operas, soprano, me prejardhje greke. Ndërroi jetë në Paris, më 16 shtator të vitit 1977.

1942. - Në Tetovë doli numri i parë i gazetës së Komitetit të qarkut të PKJ-së për territorin e Maqedonisë nën okupimin italian "Vostanik". Doli deri në shkurt të vitit 1943.

1952. - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e pranoi propozimin e Indisë për vendosje të armëpushimit në Kore.

1991 - Rusia e pranoi pavarësinë e Ukrainës, ndërsa presidenti rus Boris Elcin u angazhua për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore të Rusisë me Ukrainën.

1975. - Në Laos pushtetin e morën komunistët me çfarë ndaloi të ekzistojë monarkia e vjetër 600 vjeçare.

1999. - Gjykata e Kroacisë vendosi se i sëmuri rëndë Franjo Tuxhman nuk është në gjendje ta ushtrojë funksionin shef i shtetit.

2007. - Pas konferencës në Anapolis, në të cilën u vendos që të arrihet marrëveshje paqesore deri në fund të vitit 2008, Izraeli liroi 429 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite.

QËNDRONI TË LIDHUR