• e martë, 04 shkurt 2025

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

4 shkurt 2025 

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, do të vendosë lule me rastin e 153-vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. (Kisha “Shën Spas”/11:00, mediat të jenë në kishën “Shën Spas” më së voni deri në orën 10:00)

Shkup – Me rastin e 153-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, një delegacion i Kuvendit, në përbërje Sergej Popov, Daniella Belimova dhe Daniella Nikollova, do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit. (Kisha “Shën Spas”/11:00)

Shkup – Me rastin e 153-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, do të vendosë lule në varrin e tij në oborrin e kishës “Shën Spasi” në Shkup. (11:00/ pastaj Filpçe do të japë deklaratë për mediat)

Shkup – Konferencë për media e drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski, me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Kancerit – 4 shkurti. (Qeveria e RMV-së, dhoma e kristaltë/11:00)

Shkup – Me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Kancerit – 4 Shkurti, Shoqata “Hema – onko” organizon panel-diskutim “Të bashkuar në unitet - Riformësimi i së ardhmes së kujdesit ndaj kancerit në vendin tonë, sfidat dhe mundësitë." (Universiteti “Shkupi”, amfiteatri i Fakultetit të Turizmit /13:00) 

___________________________________________________________

MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore

QËNDRONI TË LIDHUR