4 shkurt 2025 (MIA)
- Dita Botërore Kundër Kancerit
1783. - Britania e Madhe në Paris e nënshkroi Marrëveshjen për njohjen e SHBA-së, me çfarë përfundoi lufta tetëvjeçare britaniko-amerikane, e njohur si lufta amerikane për pavarësi.
1789.- Për president të parë të SHBA-së është zgjedhur Xhorxh Uashington. Ishte president amerikan tetë vjet, por u tërhoq nga funksioni në vitin 1797 dhe refuzoi për herë të tretë të kandidohet për shef të shtetit.
1872. - Në Kukush, Maqedonia e Egjeut, lindi Goce Dellçev, i pari mes djemve të parë revolucionarë të popullit maqedonas.
1889. - Lindi politikani dhe ekonomisti gjerman Ludvig Erhad, kancelar gjerman perëndimor nga viti 1963 deri më vitin 1966, kryearkitekt i ripëtrirjes ekonomike pas disfatës së Gjermanisë Perëndimore në Luftën e Dytë Botërore.
1897. - Në Filipinet shpërtheu kryengritja kundër SHBA-së, të cilët refuzuan t'i japin pavarësinë kësaj ish kolonie spanjolle. Filipinet sovranitetin e tyre e fituan që në vitin 1946.
1900. - Lindi autori francez Zhak Anri Mari Prever. Shkroi më shumë skenare poetike për filmat "Bregu në mjegull", "Hoteli Verior", "Dita po lind" dhe "Dera e natës". Përmbledhje më të njohura të këngëve janë "Fjalë", "Ballo e madhe pranverore" dhe "Shiu dhe koha e mirë".
1904. - Marina ushtarake japoneze e bllokonte bregdetin rus Port Artur, që ishte hyrje në luftën ruso-japoneze, të cilën katër ditë më vonë Japonia e filloi pa publikim.
1938. - Duke u përgatitur për luftë, Adolf Hitler e mori dikasterin ministër për Luftë të Gjermanisë naciste, ndërsa për shef të diplomacisë e emëroi Joahim fon Ribentrop.
1940. - Trupat këshillues depërtuan në frontin Karelia, në luftën këshilluese finlandeze, e filluar në nëntor të vitit 1939.
1945. - Në Jalta, në gadishullin e Krimit, filloi konferenca e Jaltës mes shefave të BRSS-së - Josif Stalin, të SHBA-së Franklin Ruzvelt dhe të Britanisë së Madhe - Vinston Çerçil për pajtim të operacioneve të përfunduara në Luftën e Dytë Botërore, si dhe për marrëdhëniet me Evropën dhe me botën pas përfundimit të luftës.
1948. - Cejlon (Sri Lankë) fitoi vetëqeverisje në kuadër të komonveltit britanik.
1961. - Në Angolë lëvizja e lirë e filloi luftën kundër autoriteteve koloniale portugaleze, ndërsa regjimi në Lisbonë u përgjigj me represion të ashpër. Angola fitoi sovranitetin në vitin 1975.
1966. - Gjatë rrëzimit të një aeroplani japonez "boing 727" në gjirin e detit tokian, e humbën jetën 133 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
1972. - Britania e Madhe dhe nëntë vende tjera e pranuan Pakistanin Lindor si shtet sovran Bangladesh.
1974. - Grinlanda shpalli pavarësi në kuadër të komonveltit britanik.
1976. - Në Guatemalë gjatë një tërmeti e humbën jetën 23.000 njerëz, ndërsa një milion e gjysmë mbetën pa kulm mbi kokë.
1989. - Në një kryengritje të armatosur është mbledhur diktatori i Paraguajit Alfredo Stresner, i cili qeveriste 35 vite, më së gjati nga cilido tjetër në shtetet amerikanojugore në shekullin e 20-të.
1994.- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është konstituuar Këshilli Republikan Gjyqësor.
1994. - Sekretari i shtetit për bashkëpunim dhe zhvillim, Erik Derike, në senatin belg deklaroi se Qeveria belge solli vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Maqedonisë.
1997. - Gjatë përplajses së dy helikopterëve izraelit të tipit "SN-53 sikorski" e humbën jetën 73 ushtarë.
1988. - Gjatë tërmetit që e goditi zonën Rustak në provincën veriore afgane Tahar e humbën jetën të paktën 4.500 njerëz.
2005. - Gazetarja italiane Xhuliana Zëgrena, shkrimtare e gazetës ditore italiane "Il Manifesto", ishte rrëmbyer në qendrën e Bagdadit. Ishte liruar më 3 mars, ndërsa më 4 mars, në rrugën deri te aeroporti, në makinën në të cilën ajo ndodhej ishte shtënë nga patrulla amerikane. Zëgrena ishte plagosur, ndërsa agjenti italian i shërbimit sekret Nikolla Kalipari, duke e mbrojtur Zëgrenë, ishte vrarë.
2005. - Julija Timoshenko, aktiviste e "revolucionit të portokalltë", u bë gruaja e parë kryetare e Qeverisë së Ukrainës.
2006. - Vdiq Beti Fridan, e cila me librin e saj "Mistika femërore" i vuri themelet e lëvizjes moderne feministe. E themeloi organizatën kombëtare për femra, ndërsa vdiq në ditëlindjen e saj, në moshën 85-vjeçare.
###