Në ditën e sotme
- 1809. - Në Hamburg lindi Feliks Mandelson, kompozitor, pianist dhe dirigjent gjerman.
- Post By Fami Bajrami
- 07:31, 3 shkurt, 2025
3 shkurt 2025 (MIA)
1809. - Në Hamburg lindi Feliks Mandelson, kompozitor, pianist dhe dirigjent gjerman.
1867. - Princi Mucuhito në moshën 14 vjeçare u bë mbret japonez Meigji. Gjatë sundimit të tij, deri në vdekje në vitin 1912, Japonia gradualisht u modernizua, sipas shembullit të Perëndimit dhe SHBA-së. Periudha e sundimit të tij paraqet bazë të Japonisë moderne, vendi i cili është shembull për teknologji dhe arritje shkencore.
1907. - Lindi në Nju Jork shkrimtari Xhejms Miçener. Ai shkroi një libër me tregime të shkurtra të frymëzuara nga historitë e jetuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga librat "Tregime nga Paqësori i Jugut" u botua më 1947 dhe i siguroi autorit çmimin "Pulitzer". Miçener u bë i njohur për romanet e tij historike dhe kërkimet e shumta që ai bënte para se të shkruante. Ndër shkrimet e Miçenerit mund të përmenden romanet "Havai", "Polend", "Teksas", "Alaska".
1909. - Lindi regjisori filmik francez Andre Zhan Kajat.
1919. - U mbajt në Paris mbledhja e parë e Lidhjes së Kombeve.
1921. - Në Shkup është formuar klubi futbollistik "Ballkan".
1924. - Vdiq Vudro Uillson, presidenti i njëzet e tetë i SHBA-së. Ishte president nga viti 1913 deri në 1921. Lindi më 28 dhjetor të vitit 1856.
1943. - Aeroplanët britanik në Luftën e Dytë Botërore e bombarduan qytetin gjerman Hamburg.
1945. - Aeroplanët amerikan në Luftën e Dytë Botërore hodhën 3.000 tonë bomba mbi Berlinin.
1958. - Nënshkruhet marrëveshje për union ekonomik të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, me të cilin është paraparë integrim i tërësishëm ekonomik të tre vendeve.
1969. - Kongresi kombëtar palestinez e zgjodhi Jaser Arafatin shef të organizatës çlirimtare palestineze.
1981. - Gri Harlem Bruntland pas dorëheqjes së Odvar Nordlij zgjidhet grua e parë kryeministre e Norvegjisë.
1989. - Me puç ushtarak u largua nga qeverija diktatori paraguaian Alfredo Stroesner i cili udhëhiqte vendin që nga viti 1954.
1992. - Presidenti argjentinas, Karlos Menhem, nënshkroi një dekret për hapjen e të gjitha dosjeve për nazistët që kanë shkuar në Amerikën e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore.
1996. - Një tërmet me intensitet 7 ballë sipas shkallës Rihter goditi Kinën Juglindore, duke vrarë të paktën 302
vetë dhe plagosur 15 mijë të tjerë.
1998. - Vdiq në moshën 84 vjeçare në Sofie të Bullgarisë, regjisori bullgar Zakhari Jandov, një nga themeluesit e industrisë kinematografike bullgare. Ai është autor i 30 filmave dokumentarë dhe me metrazh të gjatë. Filmi i tij "Allarme", i shfaqur në vitin 1951, ishte i pari me metrazh të gjatë i prodhuar në Bullgari. Filmat e tij dokumentarë fituan në vitin 1946 në Bruksel dhe më 1948 në Venecia çmimet e para për filmat bullgarë jashtë shtetit
###