Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, ulje të temperaturave të mëngjesit deri nga fundi i javës
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe pasdite në pjesët juglindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut që do të kalojnë në borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
- Post By Fami Bajrami
- 07:34, 4 shkurt, 2025
Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe pasdite në pjesët juglindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut që do të kalojnë në borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 2, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë.
Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore, do të bie borë, ndërsa deri të mërkurën do të vazhdojë era veriore, e cila do të përforcohet përsëri.
"Të mërkurën dhe të enjten për një kohë të shkurtër moti do të jetë stabil, ndërsa të premten dhe në fillim të fundjavës në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, në male dhe në disa vende do të ketë paraqitje të borës. Temperaturat e mëngjesit deri në fund të javës së punës do të jenë në rënie", kumtoi DPHM-ja.
Foto: arkivi i MIA-s