• e martë, 04 mars 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

2 mars 2025 (MIA)

1444. - U krijua me vendim të Kuvendit të Lezhës, i thirrur me nismën e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Lezhës.

1459. - Lindi Adriani VI, i vetmi holandez që u bë Papë.

1817. - Lindi shkrimtari hungarez Janosh Aranj, shkrimtar më i madh epik hungarez, i cili së bashku me Shandoro Petefi është përfaqësuesi më i rëndësishëm në drejtimin "popullor" që dominonte në literaturën hungareze në shekullin 19.

1876. - Lindi Eugenio Pacelli, që më vonë do të bëhej Papa Piu XII gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u zgjodh në krye të Papatit në vitin 1939 në të njëjtën ditë me atë të lindjes.

1931. - Lindi Mikhail Gorbaçov, ish-president i Bashkimit Sovjetik. Gorbaçov njihet si njeriu që paraqiti për herë të parë reformat liberale të njohura si 'glasnost' dhe 'perestrojka'.

1943. - Filloi beteja në detin Bismark. 12 anije japoneze, të ngarkuara me përforcime për Guinenë e Re, përmbyten nga aeroplanët aleate duke vrarë 4000 vetë

1946. - Ho Shi Min zgjidhet president i Vietnamit Verior.

1956. - Ish kolonia franceze Maroko fitoi pavarësi.

1972. - Lëshohet sonda kozmike amerikane 'Pioneer 10'. Përpara se të linte sistemin diellor, ajo kaloi fare pranë planeteve të Jupiterit dhe Neptunit. Në vitin 1997 kur NASA shkëputi lidhjet me të, 'Pioneer 10' kishte përshkruar mbi 6 miliard milje nga toka.

1972. - Përfaqësues të 12 vendeve e nënshkruan në Paris dokumentin përfundimtar për paqe në Vietnam.

1980. - Në Shkup formohet Fakulteti për Arte Figurative.

1987. - Vdiq aktori amerikan i filmit Randolf Skot, i njohur për paraqitjet e tij stoike në filmat 'western'.

1990. - Nelson Mandela zgjidhet president i kongresit kombëtar Afrikan në zgjedhjet e mbajtura në Afrikën e Jugut.

1993. - Në Shkup, në kazermën "Goce Dellçev" u promovuan 64 rreshterë të ARM-së, klasa e parë e nënoficerëve të prodhuar në Qendrën për arsim ushtarak dhe trajnim për mbrojtje.

1996. - Me humbjen e madhe zgjedhore të Partisë Laburiste të kryeministrit australian Pol Kiting, pas 13 viteve përfundoi sundimi i tij.

1997. - CIA shkarkoi më shumë se 1 000 informatorë, pasi zbuloi se një numër i madh i tyre, kryesisht në Amerikën Latine, ishin përfshirë në disa raste të shkeljes së të drejtave të njeriut.

2003. - Në Algjeri si president i parë francez në vitin 1962, kur Algjeri fitoi pavarësinë, udhëtoi Zhak Shirak.

2004. - Në sulmin e procesionit të myslimanëve shiitë në Keti, në Pakistanin jugperëndimor, jetën e humbën 37 personа.

 

QËNDRONI TË LIDHUR