Mot me vranësira dhe me shi, nga nesër me diell dhe më ngrohtë
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes nëpër disa lugina me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës do të ketë reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme (deri në 15 l/m2). Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes për shkak të ajrit më të ftohtë nga veriu në pjesët malore dhe në disa vende më të larta kryesisht në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.
- Post By Sara Ademi
- 09:06, 2 mars, 2025

Shkup, 2 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes nëpër disa lugina me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës do të ketë reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme (deri në 15 l/m2). Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes për shkak të ajrit më të ftohtë nga veriu në pjesët malore dhe në disa vende më të larta kryesisht në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë.
Në Shkup, mot i ngjashëm me erë të përkohshme të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.
Sinoptikët, prej nesër paralajmërojnë mot stabil, kryesisht me diell me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s