Prokuroria kërkon masa të kujdesit për shoferin i cili goditi një këmbësor në Shkup
- – Masa të kujdesit të cilat përfshijnë marrjen e përkohshme të lejes së vozitjes dhe ndalesë për dhënien e saj, ndalesë për largimin nga vendbanimi ose qëndrimi, detyrim i të dyshuarit që të paraqitet te personi i caktuar zyrtar në gjykatë, si dhe marrje të përkohshme të pasaportës për kalimin e kufirit shtetëror propozon prokurori publik për 47-vjeçarin, i cili dje pas mesnate me automjet ka goditur një këmbësor në Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 10:52, 3 mars, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) – Masa të kujdesit të cilat përfshijnë marrjen e përkohshme të lejes së vozitjes dhe ndalesë për dhënien e saj, ndalesë për largimin nga vendbanimi ose qëndrimi, detyrim i të dyshuarit që të paraqitet te personi i caktuar zyrtar në gjykatë, si dhe marrje të përkohshme të pasaportës për kalimin e kufirit shtetëror propozon prokurori publik për 47-vjeçarin, i cili dje pas mesnate me automjet ka goditur një këmbësor në Shkup.
Siç bëri të ditur sot Prokuroria Publike kundër të dyshuarit është nisur hetim sepse ekziston dyshimi se ka kryer – Vepra të vështira kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
“Më 2 mars, pak pas mesnate, pjesëmarrësi i dyshuar në komunikacion në rrugët publike ka qenë duke vozitur një veturë ‘Mercedes’ në korsinë e majtë të rrugës ‘Shën Cirili dhe Metodi’. Por gjatë kësaj ai nuk i është përmbajtur rregullave dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar trafikun publik, duke rrezikuar kështu jetën dhe trupin e njerëzve me vetëdije. Ai ka drejtuar automjetin me alkool prej 1,35 promilë, me shpejtësi më të madhe të lejuar dhe nuk ka ulur shpejtësinë dhe nuk ka ndaluar në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve. Për këto arsye, pjesa e përparme e automjetit ka goditur në anën e majtë të trupit të viktimës, e cila si këmbësore ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve. Nga goditja viktima ka pësuar lëndime të rënda – frakturë e gjymtyrës së poshtme”, njoftoi sot Prokuroria Publike.
Masat e kujdesit, siç theksojnë nga PP, propozohen me qëllim të sigurimit të të dyshuarit gjatë procedurës dhe parandalimit të përsëritjes së veprës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s