Mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit
- – Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se sot në mëngjes nëpër lugina do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës pritet që moti të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite më e madhe në pjesët jugore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme afatshkurtër nga drejtimi verior.
- Post By Fitore Curri
- 07:31, 3 mars, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) – Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se sot në mëngjes nëpër lugina do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës pritet që moti të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite më e madhe në pjesët jugore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme afatshkurtër nga drejtimi verior.
Sipas paralajmërimeve, temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 14 gradë.
Në Shkup, në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Sipas sinoptikëve, temperatura minimale do të bie deri 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë.
Në periudhën e ardhshme paralajmërohet mot i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës deri në fund të javës së punës do të rriten gradualisht. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s