
3 mars 2025 (MIA)
1652. - Lindi shkrimtari anglez Tomas Otuej, tragjeditë e të cilit në vargje karakterizohen me dhuratë poetike dhe tragjedi të fuqishme. Veprat: "Venecia e shpëtuar", "Jetimi", "Don Karlos".
1703. - Vdiq shkencëtari i madh anglez, Robert Huk. Ai dha një kontribut të madh në shkencat e astronomisë, kimisë dhe biologjisë. Gjithashtu ai zbuloi edhe ligjin e elasticitetit që mban edhe emrin e tij.
1847. - Në Edinburg, në Skoci, lindi Aleksandar Graham-Bel, shkencëtar amerikan, me origjinë skoceze, shpikës - fizikant, krijues i telefonit. Ndërton edhe foto-fon edhe fonograf. Kryesisht vepra e tij është "Mekanizmi i të folurit". Vdiq më 2 gusht të vitit 1922.
1875. - Në sallën e "Opera Komik" të Parisit, u shfaq për herë të parë opera "Karmen", e kompozitorit francez Zhorzh Bize.
1878. - U nënshkrua në Shën Stefan të Turqisë Traktati i Shën-Stefanit ndërmjet Rusisë fituese dhe Turqisë së mundur gjatë Luftës Ballkanike. Ai cënonte rëndë trojet etnike shqiptare. U kundërshtua nga fuqitë e tjera të mëdha, gjë që çoi në mbledhjen e Kongresit të Berlinit në qershor 1878. Në Shqipëri ai u bë shkak për shpërthimin e lëvizjeve të mëdha të protestës, që çuan në qershor të po atij viti në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
1907. - Lindi në Sarajevë në një familje shkodrane, piktori Zef Kolombi. Dy prinderit e lanë jetim dhe kjo qe arsyeja pse kthehet në Shkodër nën kujdesin e gjyshes. Kryen tri vjet studime në gjimnazin jezuit, prej nga përjashtohet. Nis t'i përkushtohet pikturës në kushte të vështira. Studion pikturë ne Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Kthehet i diplomuar dhe emërohet mësues vizatimi në Normalen e Elbasanit, ku qëndroi 10 vjet. Dy vitet e fundit të jetës sëmuret nga azma dhe tuberkulozi dhe vdes ne moshën 42 vjeçare më 23 janar 1949.
1906. - Në Hagstal, në afërsi të Malmes, lindi Artur Lundkvist, shkrimtar, kritik dhe përkthyes suedez.
1911. - Doli në Manastir numri i parë i gazetës "Drita" e drejtuar nga Mustafa Hilmi Leskoviku ose Muço Qulli. Ishte e përjavshme politike e shoqërore në gjuhën shqipe e turke. Vijoi deri në vitin 1912.
1911. - Lindi aktorja amerikane e filmit Xhin Harlou. Ajo u mbiquajt "bjondja e platintë", emër ky që iu dha menjëherë pas shfaqjes së filmit me të njëjtin emër.
1924. - Në vazhdim të reformave të tij për modernizimin e Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku hodhi poshtë Kalifatin dhe përzuri nga Turqia Kalifin dhe familjen e tij.
1944. - Aeroplantë ushtarak amerikan për herë të parë në Luftën e Dytë Botërore fluturuan mbi Berlin.
1980. - Presidenti francez Valeri Zhiskar D'Esten në bisedimet me burrështetasit e vendeve arabe nga Gjiri Persik për herë të parë në formë zyrtare e njohu të drejtën e popullit palestinez që të mund të vetërcaktohet.
1991. - Vdiq fizikanti atomik dhe matematikanti anglez Uilijam Xhorxh Peni, babai i bombës atomike britanike.
1996. - Partia Popullore Konservatore e Spanjës, pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme, i jep fund sundimit të Partisë Socialiste Spanjolle me në krye Felipe Gonzales, sundim që kishte zgjatur për 13 vjet.
1996. - Vdiq shkrimtarja e famshme franceze, Margerit Diras, e mbiquajtur "fëmija i tmerrshëm" i letërsisë franceze. Jeta e saj e jashtëzakonshme u bë një frymëzim për romane dhe filma të suksesshëm, midis të cilëve mund të përmendim skenarin e filmit të famshëm "Hiroshima, dashuria ime", e vitit 1959.
2002. - Zviceranët në referendum u shprehën për hyrjen e vendit të tyre në Kombet e Bashkuara.
2004. - Senati francez me shumicë të madhe votoi ndalesën për mbajtjen e shamive në shkollat shtetërore.
2005. - Aventurieri amerikan Stiv Fosit është njeriu i parë i cili fluturoi në mbarë Tokën me aeroplan pa aterim dhe pa mbushje shtesë të karburantit, me ç'rast pas udhëtimit 67-orësh dhe 37.000 km të kaluara, ateroi në aeroportin Salin në shtetin amerikan Kanzas.
2020.- Vdiq në moshën 64 vjeçare Agim Ramadani, mjek në Spitalin e Tetovës dhe ish-deputet i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH). Ka punuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore dhe Patologjisë dhe ka qenë deputet nga viti 2006 deri në vitin 2008. Ramadani ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, i specializuar në mjekësi ligjore dhe kriminalistikë dhe ka magjistruar në shkencat mjekësore. Punoi si mjek i përgjithshëm e më pas si specialist në Spitalin klinik të Tetovës. Ka dhënë mësim edhe në Universitetin e Tetovës.
###