• e premte, 06 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

6 shtator 2024 (MIA) 


394. - 
Ra në fushën e Betejës Eugjen Flavi, perandor i Perandorisë Romake me origjinë ilire. 


1522. -
Huan Sebastian Del Kano kreu lundrimin e parë përreth botës. Ai u nis nga Sevilja e Spanjës në vitin 1519 me pesë anije dhe 270 persona nën komandën e Ferdinand Magelanit. Del Kano u kthye në Spanjë me një anije dhe një ekuipazh prej njëzet vetësh. Pas vdekjes së Magelanit ekuipazhi u vu nën komandën e tij. 


1566. -
Vdiq Sulejmani I, i njohur me emrin "Ligjvënësi", sulltan i Perandorisë Otomane nga viti 1520. Ai fuqizoi mjaft perandorinë dhe e rrethoi veten me arkitektë dhe avokatë që e ndihmuan shumë në sundimin e tij. 
1569. - Vdiq Piter Brojgel piktor dlamen, realist dhe koloristë, një nga persazhistët e parë në botë sipas vlerës dhe sipas kohës kur jetonte. 


1611. -
Në relacionin e qeveritarit venedikas të Korfuzit, që mban datën 6 shtator 1611, flitet për fortifikimin e Pargës dhe të Butrintit si dhe për pasuritë pyjore të këtyre viseve arbërore. Lënda drusore, siç thuhet në relacion, tregtohet në Korfuz e deri në Kretë. 


1625. -
Në kishën e Shën Kollit në Lunxhëri përfundoi faltorja e ngritur me ndihmën e familjarëve të priftërinjëve të fshatit. 


1757. -
Lindi Mar Zhorzh Pol Iv Rosh Marke de Lafajet, reformator dhe fisnik francez. Ai nderohet si "hero i dy botëve" për shkak të betejave kundër Britanisë gjatë Luftës Amerikane për pavarësi. Ai ngriti Asamblenë Kombëtare të Francës më 1789. 


1776. -
Lindi Xhon Dalton, shkencëtar anglez që krijoi teorinë atomike sasiore në shkencën e kimisë në vitin 1808. 


1876. - Lindi Xhon Xhejms Rikard Maklied, filozof skocez. Së bashku me sër Carls Benting, ai zbuloi insulinën ne vitin 1921. Për këtë zbulim ai ndau edhe çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1923. 


1898. - Vilhelmina kurorëzohet mbretëreshë e Hollandës. 


1878. -
Përfundoi me fitore sulmi i forcave vullnetare të Lidhjes Shqiptare për Gjakovën kundër Mehmet Ali Pashës. Lufta filloi më 3 shtator, ku mbetën të vrarë dhe vetë Mehmet Ali Pasha me Abdulla Pashë Drenin. 


1913. -
Ministri i parë shqiptar i arsimit, Luigj Gurakuqi, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që janë të aftë për të kryer detyrën e mësonjësit të japin ndihmesën e vet për zhvillimin e arsimit dhe të shkollës shqipe. 


1914. -
Gjatë Luftës së Parë Botërore, filloi beteja e parë e Marnës. Ajo filloi përgjatë një fronti prej 500 km, me lëshimin e kundërofensives nga ana e francezëve kundër avancimit gjerman. 


1940. -
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbreti Karol II i Rumanisë detyrohet të abdikojë nën presionin e fuqive të Aksit, në favor të djalit të tij, Mihalit. 


1951. -
Princi Talal shpallet mbret i Jordanisë mbas vrasjes së të atit, mbretit Abdullah, në korrik. 


1961. - Afganistani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Pakistanin. 


1666. -
Zjarri i madh i Londrës, i rënë me 2 Shtator, u shua duke lënë pas mbi 97 kisha të djegura, përfshirë këtu edhe Katedralen e St.Paul-it. 


1969. -
U shfaq për herë të parë në skenën e TKOB-it komedia muzikore "Brigada e grave", e kompozitorit Llazar Morcka. Spektakli u përgatit nga dirigjenti Fiqiri Kraja, regjisori Luigj Gurakuqi, mjeshtër kori Rozmari Jorganxhi. Në rolet kryesore interpretuan Ramiz Kovaçi, Irena Gjerga, Gjenovefa Heba e Hysen Pelingu. 


1970. -
Guerriljet palestineze rrëmbyen katër aeroplanë që fluturonin nga Europa drejt Nju Jorkut. Një "Xhambo" i shoqërisë Pan Am u shpërthye të nesërmen në Kajro, dy Boing 707 që u ulën në Jordani u hodhen në erë më 12 shtator. Aeroplani i katërt u ul në Londër ku terroristi Lala Khalet u arrestua. 


1975. -
Në Turqi një tërmet me fuqi 6.8 ballë, sipas shkallës Rihter, shkretoi qytetin e Lice dhe fshatrat përreth. Së paku 2350 persona gjetën vdekjen dhe rreth 3000 të tjerë u plagosën. 


1991. - Bashkimi Sovjetik njohu republikat balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë si republika të pavarura. 


1994. - 
Kryeministri Albert Rejnolds për herë të parë në emër të Qeverisë irlandeze u takua me Xheri Adams, kider i partis së Irlandës veriore Shin Fejn me të cilin bisedoi për një zgjidhje politike të krizës afatgjate mes rimokatolikëve dhe protestantëve në Irlandën Veriore. 


1997. -
Princesha Diana e Britanisë u varros në varrezat e familjes së saj. Ceremonia e varrimit u ndoq nga dy miliard persona. 


1998. -
Vdiq në moshën 88-vjeçare regjisori i famshëm japonez Akira Kurosava. Ai u cilësua si perandori i kinemasë japoneze për filmat e tij si "Shtatë samurajt" dhe "Rashomon". 


1999. - Misioni i OSBE-së në Kosovë hapi shkollën e policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të shërbimit policor të Kosovës. Gjenerata e parë e këtij shërbimi numëroi 176 pjesëtarë. 


1999. -
133 vetë vdiqën dhe 59 të tjerë u zhdukën gjatë një stuhie tropikale "Wendy" që shpërtheu në Kinën Lindore. Vetëm kohët e fundit në Kinë nga shirat dhe përmbytja vdiqën më shumë se 950 vetë. 


2002. -
 Eshtrat e pesë prej 19 piratëve të ajrit arab, që kishin marrë pjesë në sulmet vetëvrasëse të 11 Shtatorit, u gjetën në rrënojat e Pentagonit dhe në vendin e rënies së aeroplanit të fluturimit 93 të "United Airlines", në një pyll të Pensilvanisë. 


2007. -
Në Modena vdiq tenori i njohur italian Luçiano Pavaroti. Pavaroti kishte kancerin në pankreas me ç'rast u operua. Fama e tij botërore filloi më 17 shkurt të vitit 1971 me shfaqjen në Metropolitenin e Nju-Jorkut. Pavaroti fitoi disa çmime "Gremi". Për shkak të problemeve shëndetësore ai hoqi dorë nga shfaqjet e tij në vitin 2004. Lindi në Modena më 12 tetor 1935. 

 

###

QËNDRONI TË LIDHUR