• e enjte, 26 dhjetor 2024
Në ditën e sotme

4 dhjetor 2024 (MIA) 

963. - Perandori Romak Oto rrëzon Papen Gjon XII për sjellje të pandershme dhe për komplot të armatosur.

1642. - Vdiq Kardinali Rishelje, politikan francez. Ai ishte kryeministër i mbretit Luigji XIII të Francës dhe nga viti 1629 ministër i parë dhe sundimtar i vërtetë i Francës.

1791. - Del botimi i parë i gazetës britanike "Observer", gazetë e së dielës, më e vjetra në botë.

1851. - Dy ditë mbas një grushti shteti në Francë, Lui Napoleoni përdor trupat për të shtypur një rebelim të ndodhur pas trazirave të përgjakshme.

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Çurçill, Presidenti Rusvelt dhe Presidenti Inonu i Turqisë takohen midis tyre në konferencën e dytë të Kairos.

1965. - SHBA lëshojnë në hapësirë sondën kozmike Germini VII me qëllim lidhjen e saj me sonden Germini VI.

1974 .- Një aeroplan "çartër" DC-8, i shoqërisë holandeze, përplaset nga stuhia pranë qytetit Kolombo. Të 191 personat në bord mbetën të vdekur.

1977. - Në Malajzi, 100 persona gjejnë vdekjen kur një aeroplan i rrëmbyer nga Ushtria e Kuqe Japoneze, perplaset ne tokë pranë Singaporit.

1980. - Kryeministri portugez Francesko de Karneiro vritet gjatë përplasjes në Lisbonë të avionit të tij.

1981. - Në Rijekë vdiq Murteza Peza, shpjegues, romancier dhe shkrimtar i dramave nga Maqedonia. Është autor i përmbledhjeve "A do kthehesh", "Shkallët e Kelit" dhe i romaneve "Mejrusha" dhe "Në lagjen time", si dhe i veprave të tjera. Ka lindur në Elbasan, Shqipëri, më 20 qershor të vitit 1919.

1993. - Qeveria e Angolës dhe lëvizja kryengritëse UNITA arritën marrëveshje për pajtueshmëri për armëpushim dhe dhënie fund luftës 18 vjeçare në vend.

1997. - Traktati historik për ndalimin e minave anti-njeri, bëhet realitet nga nënshkrimi i 121 vendeve në Otava. SHBA ishte midis abstenuesve.

2001. - Qeveria amerikane vendos për të tretën herë që nga 11 shtatori, gjendjen e gatishmërisë së lartë, pas një paralajmërimi për sulme terroriste ndaj Nju-Jorkut dhe Uashingtonit.

2005. - Në Kazakistan mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat për herë të tretë njëra pas tjetrës fitoi presidenti aktual Nursulltan Nazarbajev.

2006. - Të paktën 45 persona humbën jetën kur një autobus ra në një humnerë në afërsi të rrugës në Andim. Aksidentin i cili ndodhi në qarkun peruan Puno, në kufi me Bolivinë, 860 kilometra nga kryeqytei Lima, e mbijetoi vetëm shefi i autobusit dhe një djalosh pesëvjeçar.

###

 

QËNDRONI TË LIDHUR