• e hënë, 27 janar 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

26 janar 2025 (MIA) 

1500. – Lundruesi spanjoll Visente Hanes Pinson e zbuloi Brazilin. 

1531. – Portugalinë e përfshiu një tërmet katastrofik. Kryeqyteti Lisbonë u shkatërrua tërësisht, ndërsa e humbën jetën 30.000 persona. 

1827. – Perua shpalli pavarësi. 

1905. – U zbulua afër Pretorias, diamanti më i madh në botë, Kulinan, me një peshë prej 3,106 karatë. 

1918. – U lind kryetari i shtetit Rumun, Nikolae Çaushesku, i përmbysur në një grusht shteti në vitin 1989. Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi më 25 dhjetor 1989. 

1925. – Lindi aktori dhe regjisori amerikan Poll Njumen, i cili u theksua me interpretimet psikologjike të personazheve me cilësi të fuqishme individuale. Filmat:”Verë e gjatë e nxehtë”, “Rrëfimi i ëmbël për dashurinë”, “Dhuna”, “Bafallo Bill dhe Indianët”, “Ngjyra e parave” (Oskar). 

1947. – Në një aksident ajror në Danimarkë humbi jetën trashëgimtari i fronit Gustav Adollf, duke lënë pesë fëmijë, duke e përfshirë edhe mbretin e tanishëm të Suedisë Karli i Gjashtëmbëdhjetë Gustav. 

1950. – India formalisht shpallet për Republikë në suaza të Komonveltit britanik. 

1993. – Vacllav Havell zgjidhet presidenti i parë i Çekisë. 

1994. – Në Romë, Republika e Maqedonisë është pranuar si anëtare e plotfuqishme e Bankës ndërkombëtare për financimin e zhvillimit të bujqësisë (IFAD). 

1994. – Rumania bëhet i pari ish-armik i NATO-s, gjatë Luftës së Ftohtë, që nënshkruan një dokument partneriteti me aleancën ushtarake. 

1996. – Senati amerikan miratoi traktatin Start-2, për pakësimin e raketave bërthamore strategjike amerikane dhe ruse, tre vjet pas nënshkrimit të tij në Moskë nga presidentët Xhorxh Bush dhe Boris Jelcin. 

2001. – Tërmet në shtetin perëndimor indian Guxharat në të cilin pati së paku 18.000 viktima. 

2003. – Tenistja amerikane me prejardhje çeke Martina Navratillova (46) së bashku me tenistin indian Leander Paes e fitoi titullin në Kampionatin e hapur në Australi në konkurrencë të çifteve të përzjerë. 

2016. – Në moshën 53-vjeçare ndërroi jetë Kolin Vernkomb, muzikant britanik, i njohur si Blek, autori i hitit të madh të vitit 1980 „Wonderful Life“. 

QËNDRONI TË LIDHUR