• e martë, 28 janar 2025

Temperatura në mëngjes mbi zero përveç në Berovë, Manastir dhe Prilep

Temperatura në mëngjes mbi zero përveç në Berovë, Manastir dhe Prilep

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, - 4 gradë, ndërsa temperatura nën zero është në Manastir dhe Prilep ku janë matur - 2 gradë.

Siç informon DPHM, 0 gradë janë matur në Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Kodrën e Diellit, 1 gradë në Shtip, 2 në Tetovë, Strumicë dhe Lazaropole, 3 në Vinicë, Kavadar dhe Hanet e Mavrovës, 4 në Krushevë, 5 gradë në Shkup-Zajçev Rid dhe Demir Kapi, 6 në Shkup-Petrovec dhe Veles dhe 9 gradë në Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit në orën 7 është matur shtresë e dëborës prej 38 centimetra, 28 në Hanet e Mavrovës dhe 7 centimetra në Manastir.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht qetë. Nëpët lugina në pjesën më të madhe të ditës me vranësira të ulëta dhe mjegull. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 15 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe qetë. Pasdite do të ketë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR