• e martë, 28 janar 2025

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

27 janar 2025 (MIA) 

– Dita Botërore e Holokaustit 

1756. – Lindi në Salzbourg kompozitori austriak Volfgang Amadeus Moxart. Ai është një ndër mjeshtrit më të mëdhenj të operas. Moxart është autor i operave “Martesa e Figaros” në vitin 1786, “Don Giovani” në vitin 1787, “Cosi Fan Tutte” në 1790 si dhe autor simfonish, sonetave dhe koncerteve për piano, vepra me muzikë fetare dhe muzikë dhome. 

1775. – U lind Vilhem Sheling, filozof gjerman, përfaqësues i fundit i filozofisë klasike gjermane. 

1822. – Greqia deklaron pavarësinë e saj nga Turqia. 

1865. – Spanja e njohu pavarësinë e Perusë. 

1901. – Në Milano vdiq Xhuzepe Verdi, kompozitor i madh i operas italiane të shekullit të 19-të. Midis operave të tij janë “Rigoleto”, “Traviata” dhe “Aida”. 

1926. – Zbuluesi anglez Xhon Logi Berd në Londër për herë të parë publikisht e demonstroi televizionin. 

1964. – Franca vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. 

1967. – Gjashtë vende nënshkruan traktatin e OKB-së mbi ndalimin e vendosjes së armëve të dëmtimit në masë në hapësirë. 

1967. – Tre astronautë amerikanë humbin jetë, kur një zjarr përfshin kapsulën “Apollo”. 

1973. – Një marrëveshje armëpushimi, e nënshkruar në Paris, i dha fund rolit ushtarak amerikan në Vietnam. 

1991. – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me prononcim të fshehtë dhe me shumicë votash për president të Republikës e zgjodhi Kiro Gligorovin. 

1995. – Republika e Moldavisë dhe Republika e Maqedonisë vendosën marrëdhënie diplomatike. 

1998. – Guatemala rivendos marrëdhëniet diplomatike me Kubën, të cilat u ndërprenë 39 vjet më parë, pjesërisht në sajë të luftës së Papa Gjon Palit për t’i dhënë fund izolimit ndërkombëtar të ishullit të drejtuar nga komunistët. 

2002. – Në shpërthim në një depo të armëve në kryeqytetin e Nigerisë, Lagos, humbën jetën më shumë se një mijë persona. 

2006. – Vdiq politikani gjerman Johanes Rau, ish kryetar dhe ministër shumëvjeçar, si dhe kryetar i ktahinës Rajna veriore Vestfalia. 

2008 – Vdiq ish-presidenti i Indonezisë Suharto. Gjenerali Suharto, siç e quanin sipmatizantët “babai i zhvillimit”, në krye të vendit qëndroi plot 32 vjet.  U rrëzua nga pushteti më 21 maj  të vitit 1988, në jehonën e krizës ekonomike dhe protestave masive në Xhakartë 

QËNDRONI TË LIDHUR