Në ditën e sotme
- 1544. - Në Sorento lindi Torkvato Taso, poet italian. Konsiderohet si poet më i madh italian në periudhën ndërmjet Petrarkës dhe Leonardos. Veprat e tij më të njohura janë "Jerusalemi i çliruar", "Aminta". Vdiq në Romë, më 25 prill të vitit 1595.
- Post By Sara Ademi
- 07:13, 11 mars, 2025

11 mars 2022 (MIA)
1544. - Në Sorento lindi Torkvato Taso, poet italian. Konsiderohet si poet më i madh italian në periudhën ndërmjet Petrarkës dhe Leonardos. Veprat e tij më të njohura janë "Jerusalemi i çliruar", "Aminta". Vdiq në Romë, më 25 prill të vitit 1595.
1820. - Vdiq priktori amerikan Benxhamin Uest. Vitet e fundit të jetës i ka kaluar në Londër, ku e ka portretizuar mbretin britanik Xhorxhi i Tretë.
1857. - Vdiq shkrimtari spanjoll Manuel Hoze Kintana, ithtar i klasikës. Ishte sekretar i lëvizjes kryengritëse për pavarësi në kohën e Napoleonit të Parë kur qeveriste me Spanjën nga viti 1808 deri në vitin 1814. Veprat: "Oda për Spanjën", "Oda për shtypin, dramat - "Pejalo", Vojvoda nga Visea", vepra historike "Jetat e spanjollëve të famshëm" etj.
1892. - Lindi regjisori filmik amerikan Raul Uollsh. Filmat: "Vjedhësi i Bagdadit", "Çmimi i famës", "Vdiqën në çizme", Xhentëlmeni Xhim", "Bota në duart e tij", "Lakuriq dhe të vdekur".
1908. - Vdiq Edmondo Amiçis, shkrimtar dhe udhëpërshkrues italian. Veprat e tij, romani për fëmijë "Zemra" dhe udhëpërshkrimi "Holanda" janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës. Lindi në vitin 1846.
1913. - Britania e Madhe dhe Gjermania arritën marrëveshje për kufijtë e kolonive afrikane Nigerinë dhe Kamerunin.
1915 .- Britania e Madhe e filloi bllokimin e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.
1917. - Trupat britanike e ndërmorën Bagdadin në Luftën e Dytë Botërore.
1938. - Trupat e Rajhut të Tretë fashist hynë në Austri.
1945. - Në Maqedoni filluan zgjedhjet e para të lira për këshilla nacionalçlirimtarë të fshatrave, qyteteve dhe rrethinave. Në këto zgjedhje të cilat zgjatën deri më 25 mars, për herë të parë votuan edhe gratë, personat me 18 vjet të mbushura dhe të gjithë pjesëtarët e Armatës jugosllave.
1990. - Kuvendi lituanez e publikoi pavarësinë nga Moska. Lituania është republika e parë sovjetike e cila doli nga Bashkimi Sovjetik.
1996. - Republika e Maqedonisë është pranuar si anëtarja e 39-të e barabartë e Këshillit Veriatlantik për bashkëpunim.
1996. - Me vendim të Këshillit të ministrave evropianë, Republika e Maqedonisë është pranuar në Klubin e vendeve-anëtare të FARE-së.
2000. - Në shpërthimin e gazit në minierën për qymyr Barakovë në Ukrainën lindore jetën e kanë humbur 81 minatorë.
2003. - Në Hagë është inaguruar Gjykata Penale Ndërkombëtare. Para këtij gjyqi, i cili ka mandat të gjykojë vetëm për vepra të bëra pas 1 korrikut të vitit 2002, mund të parashtrojnë padi për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
2004. - Në sulmin terrorist të Al Kaedas në trenat në Atoçë, vija kryesore hekurudhore në Madrid, jetën e kanë humbur 191, ndërsa të lënduar ishin rreth 1.500 persona.
2006. - Vdiq Sllobodan Millosheviq, ish-president i Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. Millosheviqi është gjetur i vdekur në celulën në burgun e Tribunalit të Hagës në Sheveningen, ku ndodhej nga qershori i vitit 2001.
2007. - Në shpërthimin e auto-bombës në Bagdad janë vrarë të paktën 31, ndërsa janë plagosur 30 persona. Kamioni është "ngritur në erë" në afërsi të kolexhit Al Mustansiria të Bagdadit në rajonin kryesisht shiit Al Karada.
2011 - Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 8,8 ballë sipas Shkallës Rihter e goditi bregdetin verilindor të ishullit japonez Honshu, duke krijuar dallgë katërmetërshe dhe cunami që shkaktuan shkatërrim në prefekturat Mijagi dhe Fukushima.