Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mot me diell dhe i ngrohtë
- Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu dhe juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë Celsius.
- Post By Sara Ademi
- 07:26, 10 mars, 2025

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu dhe juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 23 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë kësaj jave rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore nga jugu, e cila edhe më tutje do të vazhdojë të mbajë mot relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Nesër dhe pasnesër, sidomos në orët e mbrëmjes dhe të natës, do të ketë reshje lokale shiu në disa vende të rrëmbyeshëm, të përcjellë me bubullima. Kushtet për reshje lokale shiu do të vazhdojnë edhe mëngjesin e së enjtes. Gjatë gjithë javës do të fryjë erë e fortë jugore dhe temperaturat do të rriten sidomos në mëngjes.
Foto: Arkivi i MIA-s