• e mërkurë, 12 mars 2025

Mot me vranësira dhe i nxehtë, pasdite me reshje shiu

Mot me vranësira dhe i nxehtë, pasdite me reshje shiu

Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të fortë nga jugu. Pasdite e sidomos gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm (mbi 15 litra për metër katror), në formë stuhie, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta, mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin tre deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 17 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri të fortë jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të zbresë deri në tetë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se nën ndikimin e një mase ajrore të ngrohtë dhe të paqëndrueshme nga jugu, vjen një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme, mbi 15 litra në metër katror, ​​në formë stuhie, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta jugore me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Procese më intensive do të ketë gjatë natës dhe mëngjesin e së enjtes. Ditën e premte do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Ditën e shtunë lokalisht, ndërsa të dielën dhe të hënën në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Era do të ndryshojë drejtimin në verior, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave gjatë ditës.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR