• e premte, 13 mars 2026

Komunikacioni zhvillohet rrjedhshëm, pa probleme

Komunikacioni zhvillohet rrjedhshëm, pa probleme

Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, do të kryhet inspektim në urën mbi lumin Vardar, pranë fshatit Zdunje, në rrugën shtetërore A2 Gostivar - Kërçovë, për shkak të së cilës trafiku do të zhvillohet sipas regjimit të përcaktuar kohor dhe ndërprerjeve të shkurtra të trafikut.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR