Në ditën e sotme
- 641. - Princesha kineze Ven Çeng martohet për sundimtarin tibetian, në bazë të asaj që Kina më vonë kishte të drejtë të sovranitetit të atij territori.
- Post By Sara Ademi
- 07:21, 12 mars, 2025

12 mars 2022 (MIA)
641. - Princesha kineze Ven Çeng martohet për sundimtarin tibetian, në bazë të asaj që Kina më vonë kishte të drejtë të sovranitetit të atij territori.
1365. - Hapet Universiteti në Vjenë, njëri prej institucioneve më të vjetra të këtij lloji në botë. Universiteti i parë në Evropë është themeluar në Bolonjë, në vitin 1119, i dyti në Paris, Francë, në vitin 1150, i treti nga Oksfordi, Angli, në vitin 1214, i katërti në Kembrixh, Angli, në vitin 1229, i pesti në Pragë, Çeki, në vitin 1348, i gjashti në Krakovë, Poloni, në vitin 1364 etj.
1848. - Në Vjenë shpërthyen demonstrata të mëdha studentore kundër regjimit policor të kancelarit Klemens Meternih.
1854. - Britania e Madhe dhe Franca hynë në Luftën e Krimesë duke i ofruar ndihmë Perandorisë osmane, duke lidhur aleancë kundër Rusisë.
1881. - Në Selanik lindi burrështeti turk Mustafa Kemal, i njohur si Kemal Ataturku, babai i Turqisë moderne. Nën udhëheqjen e tij në vitin 1922 është hequr sulltani i fundit Muhamedi VI, ndërsa në vitin 1923 Turqia është shpallur republikë. Ai është njëri prej veprimtarëve të Unionit ballkanik në vitin 1934.
1890. - Lindi balerini dhe koreografi rus Vladimir Fomiç Nizhinski, njëri nga balerinët më të mëdhenj në historinë e baletit, karriera e të cilit si balerinë zgjati vetëm katër vite,
sepse në vitin 1917 u sëmur nga një sëmundje e pashërueshme shpirtërore. Kreacionet e tij nuk i tejkaloi askush, ndërsa kërcimet në baletin "Ëndrra për trëndafilin", për shkak të kërcimeve të jashtëzakonshme dhe për shkakt të bukurisë, hynë në legjendë si ideal i paarritshëm.
1907. - Në shpërthimin e anijes ushtarake "Jena" në portin francez Tullon jetën e kanë humbur të paktën 119 persona.
1913. - Kanberra u bë kryeqyteti i Australisë.
1922. - Lindi shkrimtari amerikan Zhan Luj Keruak, i njohur si Xhek Keruak. Veprat: romanet "Në rrugë", "Dr. Saks", "Magi kasadi", Satira në Paris", libri me vjersha "Meksiko Siti bluz", udhëpërshkrimi "Udhëtari i vetmuar".
1935. - Persia e fitoi emrin e ri zyrtarë të vendit - Iran.
1945.- Pesëmbëdhjetë vjeçarja Ana Frank është vrarë në kampin nazist gjerman Bergen-Belzen. Ditari i saj u bë simbol i vuajtjeve të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, në të cilën gjermanët sistematikisht dhe në mënyrë planore e shfarosën këtë popull në Gjermani dhe të gjithë vendet e okupuara në Evropë. Familja e saj pas ardhjes së nazistëve në pushtet në Gjermani në vitin 1933 u arratis në Amsterdam, ku nga viti 1942 deri në vitin 1944 jetonte në një vend të fshehtë të cilin Gestapo arriti ta zbulojë. Nga familja e saj luftën e mbijetuan vetëm babi i saj. Pas Luftës së Dytë Botërore ditari i saj është gjetur, ndërsanë vitin 1947 edhe është publikuar. Ditari është shkruar gjatë dy viteve të kaluara në vendin e fshehur.
1946. - Lindi aktorja dhe këngëtarja amerikane Lajza Mineli. Karrierën e filloi duke kënduar në klubet e natës dhe në teatret njujorkeze në Broduej. Filma: "Kabare", (Oskar), "Thuaj se më do", "Qetësi, po qeshemi", "Nju-Jork, Nju-Jork", "Artur".
1971. - Kryeministri Hafez el Asad në referendum zgjidhet president i Sirisë.
1984. - Në Britani të Madhe filloi greva e përgjithshme e minatorëve.
1992. - Në qytetin indian Bombai në një sërë shpërthimesh të cilat i kryen terroristë islamikë jetën e kanë humbur më shumë se 300 persona. India për këto shpërthime e akuzoi fqiun ismalist Pakistanin, por Islamabadi e hodhi poshtë këtë pohim.
1999. - Polonia, Çekia dhe Hungaria, si anëtare të para t ish-Paktit të Varshavës, hyrën në NATO.
2003. - Para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë është vrarë kryeministri serb Zoran Gjinxhiq. Me propozim të qeverisë, ushtruesi i detyrës presidentja e Serbisë, Natasha Miqiq shpalli gjendje të jashtëzakonshme.
2011. - Njëri ndër vullkanet më aktivë Maunt Karangenat, eruptoi dhe hodhi llavë gazi, disa orë pas tërmetit shkatërrues në Japoni. Vullkani, me lartësi prej 1.784 metra, ndodhet në Siau, në ishullin Sulavesi.
2013. Në moshën 90-vjeçare në shtëpinë e tij në Minhen vdiq pjesëmarrësi i fundit në atentatin e pasuksesshëm mbi Adolf Hitlerin, nga qershori i vitit 1944, Evald-Hajnrih fon Klajst.