25 janar 2025 (MIA)
1627. – Lindi Robert Bojl, kimist dhe fizikant irlandez. Ligji i Bojlit thotë se presioni dhe vëllimi i gazit janë proporcionale në mënyrë të ndërsjelltë.
1759. – U lind poeti skocez Robert Berns, shkrimtari i fundit që shkruante në dialektin skocez.
1831. – Parlamenti polak shpalli pavarësinë e Polonisë dhe rrëzoi carin rus Nikolai I.
1878. – Në luftën ruso-turke u fundos anija turke pas goditjes që mori nga nëndetëset e forcave ruse. Kjo ishte anija e parë që u fundos nga një armatim nënujor.
1882. – U lind shkrimtarja angleze Virxhinia Volf, e njohur për romanet e saj psikologjike ku përdorte teknikën e monologut të brendshëm.
1924. – Në qytetin francez Shamoni u hapën Lojërat e para Olimpike Dimërore.
1935. – U lind burrështetasi portugez Antonio Ramaljo Janesh, presidenti i Portugalisë nga viti 1976 deri në vitin 1986.
1942. – Tajlanda në Luftën e Dytë Botërore u shpalli luftë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
1945. – Në Artakoll ndodhi ndeshja e parë ballore e Brigadës se Drenices me Ushtrinë jugosllave per ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile.
1946. – SHBA shpërthen një bombë atomike në Bikini Atoll në Oqeanin Pacifik.
1991. – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratë për pavarësi.
1996. – Republika e Maqedonisë dhe Belize vendosën marrëdhënie diplomatike.
1999. – Në një seri tërmetesh në Kolumbi, që goditi rajonin e kultivuesve të kafesë, humbën jetën rreth dy mijë veta e qindra të tjerë mbetën pa strehë.
2006. – Në zgjedhjet parëamentare në Palestinë fitoi lëvizja radikale Hamas.
2007. – Vdiq Hauard Hant, agjent i CIA-s, aktor kyç në aferën “Votergejt” e cila e shkaktoi dorëheqjen e presidentit amerikan Riçard Nikenson dhe u bë sinonim për skandal dhe keqpërdorimin të pushtetit.