• e martë, 25 mars 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

21 mars 2025 (MIA)

- Dita Botërore e Poezisë

- Dita e Pranverës

1685. - Në Ajzenah ka lindur Johan Sebastian Bah, kompozitor gjerman, njëri prej kompozitorëve më të mëdhenj në historinë e muzikës. Ka vdekur në Lajpcig, më 28 korrik të vitit 1750.

1829. - Në tërmetin që e goditi Spanjën e kanë humbur jetën 6.000 persona.

1831. - Ushtria austriake hyri në Itali që t'i ndihmojë regjimit reaksionar të burrështetasve italinë në shuarjen e kryengritjes popullore.

1884. - Në Francë legalizohen sindikatat.

1918. - Në ofensivën e fundit gjermane në Luftën e Parë Botërore filooi beteja e dytë në Soma.

1945. - Aeroplanë britanikë në Luftën e Dytë Botërore e bombarduan selinë e gestapos në Kopenhagë me ç'rast jetën e kanë humbur më shumë se 70 nacistë gjermanë, ndërsa me gabim goditën edhe një shkollë franceze, duke marrë jetën e 86 fëmijë dhe 10 murgesha.

1960. - Në Sao Paolo ka lindur Airiton Sena, njëri prej vozitësve më të mëdhenj të garimit automobilistik në botë të "Formula 1". jetën e ka humbur në garën në Imola, Itali, më 1 maj të vitit 1994.

1963. – Mbyllet burgu federal Alkatraz në një ishull në luginën e San Franciskos.

1973. - Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Panama, SHBA-ja i vendosi veto në rezolutën me të cilën kërkohej që Panamaja t'ia kthejë Uashingtonit sovranitetin ndaj zonës së Kanalit të Panamasë.

1977. - Kryeministri i Indisë, Indira Gandi dha dorëheqje.

1990. - Namibia (ish-Afrika Jugperëndimore) pas 75 viteve fitoi pavarësi.

1994. - Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për qasje të Republikës së Maqedonisë drejt Komitetit të rpëhershëm për informim për pronësi industriale të Organizatës për pronësi intelektuale.

1997. - Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Boris Elcin dhe Bill Klinton, në samitin në Helsinki dhanë pajtueshmëri për zvogëlim të arsenalëve bërthamorë të dy vendeve.

2002. - Shpërthimi para ambasadës amerikane në Limë, në të cilin janë vrarë nëntë persona, nuk e pengoi presidentin e SHBA-së Xhorxh Bush ta vizitoj Perunë.

2003. - Gjatë rrëzimit të helikopterit në kufirin irakian, jetën e kanë humbur tetë ushtarë britanikë dhe katër  amerikanë, të cilët janë viktimat e para midis sulmuesve të Irakut.

2004. - Në përleshjen e trupave të Nepalit me kryengritësit maoistë humbën jetën të paktën 500 kryengritës dhe 18 ushtarë dhe policë.

2007. - Të paktën 31 persona e humbën jetën në rrëshqitjen e tokës të shkaktuar nga shirtat e rrëmbyeshm në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

QËNDRONI TË LIDHUR