• e martë, 25 mars 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

25 mars 2025 (MIA)

1611. - Lindi Evlija Çelebi, udhërrëfyes turk.

1634. - Kolonistët britanik në krye me lordin Baltimor arritën deri në Merilend në Amerikën Veriore.

1807. - Në Britaninë e Madhe dhe Irlandë u ndalua tregtia me skllevër.

1821. - Grekët e Peloponezit filluan kryengritje kundër Turqisë, e cila përfundoi pas 12 viteve me njohjen e pavarësisë së Greqisë.

1867. - Lindi dirigjenti italian, Arturo Toskanini. Ai ishte drejtor i shtëpive operistike "La Skala" dhe "Metropolitan", si dhe dirigjent në orkestrën simfonike NBC.

1880. - Lindi Midhat Frashëri, politikanë shqiptarë, atdhetarë të shquar, shkrimtar shqiptar.

1881. - Lindi Bela Bartok, kompozitor hungarez.

1914. Vdiq shkrimtari francez dhe filologu Frederik Mistral fitues i Çmimit Nobël për letërsi në vitin 1940.

1921. – Lindi Simon Sinjore, aktore franceze. Vdiq në Paris, më 30 tetor të vitit 1985.

1936. - SHBA, Britania e Madhe dhe Franca e nënshkruan Konventën londineze për lundrim të lirë në det të hapur.

1947. - Lindi këngëtari, kantautori dhe pianisti anglez, Elton Xhon. Në vitin 1979 ai u bë muzikanti i parë perëndimor pop që luajti në Rusi. Në vitin 1997 kënga e tij "Candle in the Wind", kushtuar princeshës së ndjerë britanike, Diana, u bë kënga më e shitur e kohës.

1949. - "Hamleti" i Lorenc Olivie fitoi pesë çmime 'Oskar' dhe ishte filmi i parë britanik, që fitoi një dekoratë akademike.

1957. - U nënshkrua Traktati i Romës, që parashikonte krijimin më 1 janar 1958 të Tregut të Përbashkët në Evropë.

1975. - Mbreti i Arabisë Saudite, Faisal, u vra nga nipi i tij princi Faisal. Ai u zëvendësua nga vëllai i tij, Haled Ibn Abdul-Aziz.

1996. - Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Traktatin për një zonë pa armë bërthamore në Paqësorin Jugor.

1999. Në zjarrin që përfshiu 30-të automjete në tunelin nën Mon Blan humbën jetën të paktën 40 persona.

2002. Afroamerikania Hali Beri e fitoi Oskarin për rolin kryesor në filmin "Ballo me monstrat". Ajo është artistja e parë me ngjyrë që e ka marrë këtë çmim.

2004. Presidenti i Libisë Moamer Gadafi në tendën beduine e priti kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler, i pari ministrë britanik i cili ka qenë për vizitë zyrtare në Libi pas vizitës së Vinston Çerçil në vitin 1943.

QËNDRONI TË LIDHUR