2 nëntor 2024 (MIA)
1699. - Lindi Zhan Batist Sharden, piktor francez. Temat në pikturimin e tij para së gjithash janë natyra e vdekur dhe interieri. I takon gjeneratës së paraardhësve të artit modern. Vdiq më 6 dhjetor të vitit 1779.
1721. Pas luftimeve kundër Mbretërisë otomane dhe Suedisë, me të cilat u përforcua Rusia në Detin e Zi dhe Baltik, Petar Veliki është shpallur për mbret i gjithë Rusisë.
1755. - Lindi mbretëresha franceze Maria Antoaneta, gruaja e Lujit të XVI dhe vajza e perandoreshës austriake Maria terezia, e cila ishte jashtëzakonisht e padëshiruar pas shpërthimit të revolucionit francez në vitin 1789. I referohet edhe thënia ironike, drejtuar popullit të uritur: "Nëse nuk keni bukë, hani ëmbëlsirë". Nën akuzën se e ka tradhtuar Francën me atë që ishte në lidhje me oborrin vjenez, në vitin 1793 i hiqet koka me gijotinë.
1795. – Sugar Creek, North Carolina u lind James K. Polk. Sugar Creek President i SHBA-ve. James vdiq më 15 qershor1849 në Nashville, Tennessee. Ishte Presidenti i 11-të amerikan.
1815. - Lindi matematicienti anglez Xhorxh Bull, krijuesi më i rëndësishëm i logjikës bashkëkohore matematikore dhe "Algjebrës së Bullit", kyçe për zhvillimin e llogaritësve. Për shkak të varfërisë, kreu vetëm shkollën fillore, por vetë i mësoi gjuhët klasike dhe gjuhët franceze, gjermane dhe italiane. Në bazë të detyrave të kryera matematikore, në vitin 1849 u emërua profesor i matematikës në kolexhin në Kork, pas çka e shkroi veprën më të rëndësishme "Hulumtim i i ligjit të mendimeve".
1865. - Warren Gamaliel Harding lindi më 2 nëntor në Blooming Grove, Ohio; vdiq më 2 gusht1923 në San Francisco, Kalifornia. Ishte një politikan amerikan dhe Presidenti i 29-të i SHBA-ve.
1873. - Në një fabrikë në Çikago të shtetit Illinois, filloi prodhimin e telit me gjemba. Teli me gjemba ishte shpikur nga fermeri Joseph Glidden, si mjet për gardhe që ndërtonte për të ndaluar bizonët dhe bagëtitë që të mos hynin në arat e tij dhe të dëmtonin të korrat.
1913. Ka lindur aktori amerikan Barton Stiven Lankaster, i njohur si Bert Lankaster.
1917. - Britania e Madhe me Deklaratën e Ballfurit u angazhua për themelimin e shtetit hebraik në Palestinë.
1930. - Haile Selassie u kurorëzua Perandor i Etiopisë.
1936. - U themelua rrjeti televiziv kanadez CBC.
1938. - Në Mynih u arrit marrëveshja famoze ndërmjet Hitlerit, Musolinit, Çembërlenit dhe Denadjes, sipas së cilës Çekosllovakia duhej t'ia linte rajonijn e Sudeteve Gjermanisë. Më pas, Hitleri bëri pakt miqësie me Francën dhe Anglinë, duke paralajmëruar se Gjermania nuk kishte më pretendime territoriale në Evropë, por së shpejti, këtë deklaratë "solemne" e demantoi me pretendimet e veta të reja për pushtimin e territoreve të huaja.
1950. - Në Hartforshir vdiq Xhorxh Bernard Sho, shkrimtar britanik, romancier, kritik i muzikës dhe i dramës dhe autor i shumë dramave të cilat i sjellin reputacion dramaturgut të njohur në shekullin 20. Në vitin 1925 e fitoi Çmimin Nobel për letërsi.
1953. - Parlamenti pakistanez e shpalli vendin Republika Islamike Pakistanit.
1964. - Në Arabinë Saudite u hoq nga froni mbreti Saud, ndërsa mbret u shpall princi Fejsal.
1962. - Presidenti John Kennedy u tha amerikanëve se raketat sovjetike në Kubë ishin çmontuar. Kriza e Raketave në Kubë po merrte fund. Presidenti Kennedy kishte deklaruar më 22 tetor se prania e raketave dhe e avionëve bombardues sovjetikë në Kubë ishte një kërcënim i qartë ndaj paqes dhe sigurisë së krejt hemisferës perëndimore.
1965. - Norman Morrison i vuri vetes zjarrin në shenjë proteste kundër përdorimit të lëngjeve djegëse qe po përdorte Amerika në luftën në Vietnam.
1965 - Shah Rukh Khan, aktor indian i lindur më 2 nëntor 1965 në New Delhi, Indi dhe tani për tani është aktori më i suksesshëm i Bollivudit. Shah Rukh Khan së pari karrierën e tij e ka filluar në një serial-tv “Fauji” ku pastaj është bërë i njohur për publikun indian por fama e tij është rritur më shumë në rolin kryesor të filmit “Deewana” (Çmenduri).
1982. - Filloi transmetimi i televizionit Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar.
1984. - Velma Barfield është gruaja e parë e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1962, gjithashtu femra e pare qe u ekzekutua me injeksion. Ajo kishe vrare dhjetëra persona në mënyrë nga me te ndryshmet, si djegie, helmim etj.
1988. - Krimbi i Morrisit është lloji i parë i virusit kompjuterik i shpërndarë në internet.
1995. Ish-ministri i Mbrojtjes së Afrikës Jugore Magnus Mallan dhe 10 oficerët të lartë të pensionuar u arrestuan nën akuzën për vrasje gjatë regjimit të aparteidit.
2004. - Vdiq presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Zayed bin Sultan Al Nahyan. Në krye të Emirateve ishte nga fitimi i pavarësisë nga sundimi britanik dhe formimi i Unionit në vitin 1971.
2015. Ish-senatori dhe aktor amerikan, Fred Tompson, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.