Mjegull e mëngjesit nëpër disa lugina, gjatë ditës me diell
- Moti sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës aspo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vransëira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior, posaçërisht gjatë natës drejt të dielës.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:10, 2 nëntor, 2024
Shkup, 2 nëntor 2024 (MIA) - Moti sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës aspo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vransëira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior, posaçërisht gjatë natës drejt të dielës.
Siç kumtuan nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 9 gradë, ndërsa maksimalja prej 20 deri 26 gradë.
Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të fushëgropës, do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, që në disa pjesë të fushëgropës do të përforcohet përkohësisht. temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 24 gradë.
Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të thatë dhe stabil me dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Nën ndikim të masës më të ftohtë ajrore nga veriut të dielën do të ketë vranësira të shtuara, do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar veriore dhe temperatura ditore do të shënojë rënie për 6 deri 8 gradë. Gjatë javës sëa rdhshme temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero. ab/
Foto: МIА Arkivi