• e enjte, 30 janar 2025

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

29 janar 2025 (MIA) 

1595. – Në Londër vdiq Fransis Drejk, pirat, lundërtar dhe admiral anglez, anglezi i parë i cili e lundroi botën. 

1622. – Pjeter Budi i dhuron Bibliotekës së Vatikanit kopjen origjinale të veprës së parë të tij “Doktrina Kristiane”. Katekizmi me 28 faqe, është vepra e dytë e shqipes së shkruar. 

1635. – Themelohet Akademia Franceze, një nga shoqëritë letrare më të famshme në Europë. 

1676. – Fjodori i Tretë Romanov u bë mbret i Rusisë pas vdekjes së Aleksej, babait të tij. Në fron ishte deri në vitin 1682, kur e trashëgoi gjysmëvëllai Petri i Madh. 

1860. – Lindi dramaturgu, aktori dhe tregimtari rus, Anton Çehov, i njohur për tregimin “Kopshti i qershive”. 

1866. – U lind Romen Rolan, tregimtar, romacier, dramaturg, muzikolog francez dhe luftëtar për paqe dhe demokraci. 

1886. – Pionieri gjerman i motorëve, Karl Benz, mori patentën për automobilin e parë me naftë. 

1896. – Mjeku amerikan Emil Grab u bë i pari që përdori rrezatimin për kurimin e kancerit të gjirit në klinikën e tij, Rose Lee të Çikagos. 

1899. – Vdiq piktori francez me origjinë angleze Alfred Sisle, njëri nga themeluesit e impresionizmit. Jashtëzakonisht ka fotografuar pejsazhe. 

1916. – Gjermanët në Luftën e Parë Botërore për herë të parë nga zepelini e bombarduan Parisin. 

1916. – Armata britanike në Luftën e Parë Botërore për herë të parë i testoi tanket në vendin Hetfild në Angli. 

1949. – Britania e Madhe e njohu Izraelin. 

1963. – Presidenti francez Sharl de Gol vendosi veto në pranimin e Britanisë së Madhe në Bashkësinë ekonomike evropiane. 

1996. – Teatri i Operës së Venecias ,”Feniks”, u shkatërrua nga zjarri për herë të dytë në historinë e tij. 

2005. – Vdiq poeti izraelit, satirist, skenarist dhe regjisor Efraim Kishon. 

2006. Vdiq artisti koreanojugor Nam Xhun pajk, pioner i video artit në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. 

2015. – Në moshën 81 vjeçare vdiq Rod Mekvejn, poet amerikan, tekstshkrues dhe këngëtar. Mekvejn është autor i këngëve “Jean” nga filmi „The Prime of Miss Jean Brodie“ për të cilin në vitin 1969 ishte nominuar për Oskar. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR