Në ditën e sotme
- 1457 – Ka lindur mbreti anglez Henry VII, babai i Henry VIII dhe themelues i dinastisë Tjudor.
- Post By Sara Ademi
- 07:21, 28 janar, 2025
28 janar 2024 (MIA)
1457 – Ka lindur mbreti anglez Henry VII, babai i Henry VIII dhe themelues i dinastisë Tjudor.
1547 – Vdes mbreti i Anglisë, Henry VIII. Atë në këtë post e trashëgon i biri i tij nëntëvjeçar, Eduard VI.
1689 – Parlamenti anglez e shpalli tërheqjen e mbretit Xhejms II, i fundit nga dinastia Stjuart, për shkak të impnonimit të rimokatolicizmit.
1821 – Është proklamuar pavarësia e Peruas, me çfarë, megjithatë, definitivisht nuk kishte përfunduar pothuajse sundimit kolonial 300 vjeçar i Spanjës në atë vend latino amerikan. Spanja tentonte që edhe 3 vjet të imponojë pushtetin e saj në Peru.
1871 – Franca kapituloi në luftën me Prusinë dhe e dorëzoi Parisin.
1878 – Në Nju Hevn, SHBA, lëshohet në përdorim centrali i parë telefonik, dy vite më vonë pasi që Aleksandër Grejem Bel e patentoi teëefonin.
1884 – U lind fizikanti dhe hulumtuesi zviceran i thellësirave detyre Ogist Pikar, profesor i Universitetit në Bruksel.
1887 – Në Logj, Poloni, u lind Artur Rubinshtajn, pianist dhe njëri nga interpretuesit më të mëdhenj të muzikës klasike në shekullin 20.
1912 – Ka lindur piktori amerikan Xhekson Polok, përfaqësues më i theksuar i ekspresionizmit abstrakt.
1918 – Vladimir Iliç Lenin në emër të Këshillit të komisarëve të Rusisë Sovjetike nënshkroi dekret për formim të Armatës së Kuqe.
1930 – Në Spanjë përfundon diktatura e Migel Prima de Rivere.
1935 – Islanda u bë vendi u parë në të cilin u legalizua aborti nga shkaqe mjekësore ose sociale.
1939 – Vdiq poeti dhe dramaturgu irlandez Uilliam Batler Jets. Ai fitoi në vitin 1923 çmimin Nobel për letërsinë.
1945 – Në Shkup u hap kopshti i parë në Maqedoni, për qëndrim të fëmijëve prej moshës 4 deri 7 vjeçe, të cilëve iu siguruan ushqim dhe edukim gjatë ditës, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë.
1962 – Anija kozmike amerikane pa bord “Renxher III” në vend që të ateron në Hënë, nuk e qëlloi targetin për 35.300 kilometra.
1986 – Anija amerikane e hapësirës, “Çëllenxhër”, u nda në dysh, 72 sekonda pasi u nis nga Kepi Kanaveral i Floridës. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit gjetën vdekjen, ndërsa miliona teleshikues panë shtëllungat e tymit në qiell dhe ndanë dëshpërimin e tyre me ata që ndiqnin nisjen. Si rezultat i këtij aksidenti, Shtetet e Bashkuara i rifilluan fluturimet në hapësirë vetëm në Shtator të vitit 1988.
1996 – Në Paris vdiq Borne Hogart, ilustruesi i “Tarzanit”. Lindi në Çikago, më 25 dhjetor të vitit 1911.
1996 – Në Nju-Jork vdiq Josif Brodski, shkrimtar rus. Në vitin 1987 e fitoi Çmimin Nobel për letërsi, ndërsa në vitin 1991 u bë fitues i “Kurorës së Artë” i Mbrëmjeve strugane të poezisë.
2006 – Në qytetin polak Katanovc për shkak të peshës nga bora e madhe, është shembur çatia e panairit në momentin kur në objekt kanë qenë rreth 700 njerëz. Kanë humbur jetën 64 persona, ndërsa janë lënduar 160.
2013 – Ndërron jetë afrikani i parë rekorder botëror i 10.000 metrave, keniani Samson Kimobva në moshën 57 vjeçare nga një sëmundje e rëndë në pankreas.