Në ditën e sotme
- 1648. – Me nënshkrimin e marrëveshjes në Minster përfundoi lufta tetëvjeçare mes Spanjës dhe Holandës, të shkaktuar nga imponimi i katolicizmit nga ana e Spanjës. Spanja në tetor të vitit të njëjtë përfundimisht ishte e detyruar ta njohë pavarësinë e Holandës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:34, 30 janar, 2025
30 janar 2025 (MIA)
1648. – Me nënshkrimin e marrëveshjes në Minster përfundoi lufta tetëvjeçare mes Spanjës dhe Holandës, të shkaktuar nga imponimi i katolicizmit nga ana e Spanjës. Spanja në tetor të vitit të njëjtë përfundimisht ishte e detyruar ta njohë pavarësinë e Holandës.
1835. – Presidenti i SHBA-së Endrju Xhekson e mbijetoi atentatin e parë ndaj shefit të shtetit në historinë amerikane.
1882. – U lind Franklin Delano Ruzvelt, president i SHBA-së, i cili në detyrë ishte zgjedhur katër herë.
1919. – SHBA njeh Republikën e Polonisë.
1933. – Adolf Hitler bëhet kryeministër i Gjermanisë.
1943. – Aviacioni ushtarak britanik në Luftën e Dytë Botërore e filloi bombardimin 24 orësh të Berlinit.
1948. – Në Nju Delhi u krye atentat ndaj Mahatma Gandi, udhëheqës i lëvizjes çlirimtare hinduse.
1972. – Pakistani e braktisi Komonveltin në shenjë proteste për shkak të vendimit që Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re ta njohin Bangladezhin (ish Pakistanin lindor)
2000. – Vdiq Sllavko Janevski, shkrimtar maqedonas.
2003. – Në Belgjikë ligjërohet martesa mes çifteve të të njëjtit seks.
2005. – Në Irak mbahen zgjedhjet për Kuvendin kombëtar – zgjedhjet e para të lira në 50 vitet e fundit.
2007. – Në luftërat pranë qytetit të shenjtë irakian Naxhaf janë vrarë 236 kryengritës ndërsa mbi 500 janë rrobëruar në njërin nga përleshjet më të ashpra nga fillimi i invazioneve amerikane mbi Irakun në vitin 2003.
2007. – Në qytetin e Kalifornisë Ranço Mirazh, vdiq Sidni Sheldon, shkrimtar amerikan, njëri nga autorët më të lexuar në botë të të gjitha kohërave.
2008.- Organizata “Ppinion risrcc biznis” (ORB) njoftoi se më shumë se një milion irakianë e humbën jetën si rezultat i konfliktit në këtë vend, nga fillimi i luftës të cilën e udhëhoqën SHBA-ja në vitin 2003. Hulumtimi të cilin e realizoi organizata ORB ka treguar se më shumë se 20 për qind e njerëzve në Itak kanë pasur të paktën nga një rast vdekjeje në familjen e tyre si paosjë e luftës e cila filloi në vitin 2003.
2015.- Më moshën 79-vjeçare ndërroi jetë presidenti i parë i zgjedhur demokratik i Bullgarisë Zhelu Zhelev. Shkollën e mesme mbaroi në gjimnazin në Shumen, ndërsa në vitin 1958 diplomoi në filozofi në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Sofje. Për nga vokacioni filozof, disident, politikan dhe burrështetas, Zhu Zhelev ishte iniciator dhe bashkëthemelues i Klubit të zëshmërisë dhe njëri prej themeluesve të Lidhjes së forcave demokratike LFD) në dhjetor të vitit 1989. Më 1 gusht të vitit 1990 Kuvendi Popullor e zgjidhi për president të Bullgarisë. Në janar të vitit 1992 u rizgjodh në këtë funksion në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Bullgari. Funksionin e presidentit e ushtroi deri në janar të vitit 1997. Zhelev ka lindur më 3 mars të vitit 1935 në fshatin Veselinovo afër Shumenit.