• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në 37 shtete ka filluar votimi i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA, deri tani kanë votuar pesë milionë persona

Në 37 shtete ka filluar votimi i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA, deri tani kanë votuar pesë milionë persona

Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Në 37 shtete federale tashmë ka filluar votimi i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa këtë të drejtë deri mbrëmë e kanë shfrytëzuar pothuaj pesë milionë votues, të cilët kanë votuar përmes postës apo personalisht. 

Në pesë ditët e ardhshme do të fillojë votimi i parakohshëm në tre nga shtatë shtetet kyçe - Xhorxhia, Nevada dhe Karolina e Veriut. 

Votimi i parakohshëm është bërë një praktikë gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, kur më shumë se 100 milionë votues shmangën qendrat e votimit të mbushura me njerëz në mes të pandemisë Kovid-19, ndërsa shumica e shteteve i kanë ruajtur ato opsione. 

Votimi i parakohshëm shfrytëzohet në një masë shumë më të madhe nga mbështetësit demokratë, pasi Donald Tramp e solli në dyshim sigurinë dhe integritetin e procesit pa prova.

Republikanët tani po mundohen t'i bindin mbështetësit e tyre që ta shfrytëzojnë këtë opsion. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR