Musiala futbollisti më i ri i Bajernit me 100 paraqitje në Bundesligë
- Futbollisti i mesfushës nga radhët e Bajernit, Xhemal Musiala ka luajtur ndeshjet e tij të 100-të për Bajernin e Munihut në kampionatin gjerman.
- Post By Fami Bajrami
- 11:40, 21 dhjetor, 2023

Munih, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti i mesfushës nga radhët e Bajernit, Xhemal Musiala ka luajtur ndeshjet e tij të 100-të për Bajernin e Munihut në kampionatin gjerman.
Bajerni mbrëmë e mundi Volfsburgun në terrenin mysafir me 2:1, ndërsa Musiala ishte golashënuesi për fitoren e bavarezëve.
Lojtari nga mesfusha i moshës 20 vjeçare dhe 297 ditë, bëhet lojtari më i ri në Bajern i cili ka arritur këtë numër të ndeshjeve. Në historinë e Bundesligës, Musiala është i dyti pas Kai Haverc, Timo Vener dhe Julian Draksler.
Në paraqitjen e tij të 100-të për Bajernin në Bundesligë, Musiala ka shënuar 26 gola dhe 26 asiste. rq/
Foto: EPA