• e shtunë, 29 qershor 2024

Murinjo: Një ditë do të punoj në ligën e Arabisë Saudite

Murinjo: Një ditë do të punoj në ligën e Arabisë Saudite

Romë, 23 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo theksoi se në të ardhmen mund ta vazhdojë karrierën në Arabi Saudite.

"Mendoj se një ditë do t'i bashkohem ligës së Arabisë Saudite. Mendoj se do të shkoj atje të trajnoj. Por, po kjo nuk do të ndodhë nesë apo pasnesër", deklaroi Murinjo për "RAI 1".

Portugezi 60-vjeçar është në krye të Romës që nga vera e vitit 2021. Në sezonin 2022/23, romakët e fituan Ligën Evropa.

Murinjo këtë pranverë mori ofertë prej 120 milionë eurove nga Arabia Saudite, por e refuzoi. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR