• e diel, 10 nëntor 2024

Mucunski: Së shpejti do të fillojnë konsultimet për ambasadorët e ri dhe plotësimin e vendeve në konsullata

Mucunski: Së shpejti do të fillojnë konsultimet për ambasadorët e ri dhe plotësimin e vendeve në konsullata

Nju-Jork, 28 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në intervistë për MIA-n paralajmëroi se pas kthimit të tij në Shkup do të fillojë procesi i konsultimeve për emërimin e ambasadorëve dhe plotësimin e një pjese të ambasadave dhe konsullatave të përgjithshme me personel.

"Jemi duke bërë plan për shpërndarjen e diplomatëve brenda nga Ministria e Punëve të Jashtme të cilët duhet të dërgohen në periudhën e ardhshme në përfaqësitë diplomatike-konsullore, ndërsa kam marrëveshje parimore edhe me presidenten dhe me kryetarin e Qeverisë se pas kthimit tim nga ky udhëtim do të fillojmë procesin e konsultimeve për emërimin e ambasadorëve dhe plotësimin e një pjese të ambasadave dhe konsullatave të përgjithshme ku janë zbrazur ose së shpejti do të zbrazen nga pozitat më të larta", deklaroi Mucunski. 

Ministri thekson se kur qeveria e re i ka trashëguar gjendjet në institucione ka parë se ka shpërndarje joadekuate. 

"Së pari, në personelin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore. Dhe si shembullin më klasik, jap faktin që kemi vetëm dy diplomatë në ambasadën tonë në Uashingon, një ambasador plus dhe një ambasador tjetër të ri, në një vend që është partneri ynë strategjik dhe me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera jo vetëm në politikë, por edhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në fushën e ekonomisë dhe gjitha ato çështje tjera, Përfshirë këtë, ky është një vend ku kemi një diasporë të madhe. 

Për atë se cilat ambasada janë më prioritetet, ministri thotë se nuk kemi një ambasadë apo konsullatë që nuk është prioritet për ne. I veçon Parisin, Misionin e Përhershëm të OKB-së...

"Është e vërtetë që rrjeti ynë nuk është i madh, ne kemi një rrjet diplomatik të mesëm, ndoshta edhe adekuat të PDKM por nuk duhet të lëmë asnjë PDK bosh sepse statusi i PDK-së kur ka një ambasador apo konsull të përgjithshëm është më i fuqishëm se sa kur ka vetëm një ushtrues detyre. Sigurisht që do të theksoja se ne ende nuk kemi një ambasador në Paris, Franca është një vend i rëndësishëm. Siç e dini, misioni ynë i përhershëm është i zbrazët me kthimin e ambasadorit Fërçkoski, pozita jonë në OKB është e zbrazët, por po e përsëris se nuk ka vend që nuk është i rëndësishëm për ne", tha Mucunski. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR