• e martë, 27 gusht 2024

Mucunski në takim me konsujt e nderit të vendeve të huaja

Mucunski në takim me konsujt e nderit të vendeve të huaja

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me konsujt e nderit të vendeve të huaja, në të cilin shprehu shpresën se do të japin një kontribut të fuqishëm në ekonomi, forcimin e procesit të tërheqjes së investimeve të huaja, nxitjen e shkëmbimeve tona tregtare të jashtme, përforcimin e ofertave të ndërsjella turistike, si dhe lloje të tjera promovimesh për rritjen e të gjitha llojeve të bashkëpunimit.

Siç kumtuan nga MPJ-ja. në takimin Mucunski u falënderua për bashkëpunimin e frytshëm, komunikimin dhe marrëdhëniet e ndërtuara me sukses në periudhën e kaluar, të cilat kanë dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet, interesat e të cilave ata i përfaqësojnë.

Mucunski iu referua edhe zhvillimeve gjeopolitike në rajon dhe në Evropë, duke theksuar se vendi ynë synon të jetë një subjekt i fortë, i besueshëm dhe i përgjegjshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një vend që kontribuon aktivisht në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të rajonit dhe më gjerë. 

"Qeveria jonë është plotësisht e vetëdijshme për të gjitha problemet me të cilat përballet dhe në këtë drejtim ne i njohim të gjitha sfidat më të rëndësishme, duke kërkuar zgjidhje të shpejta dhe efikase dhe duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, përveç tejkalimit të përgjegjshëm të pengesave që do të na ndihmojnë të jemi më të përgjegjshëm, më transparent dhe më tërheqës, theksoi Mucunski në fjalimin e tij.

Në kuadër të fjalimit të tij, ai theksoi përkushtimin e konsujve të nderit në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë së pasur të RMV-së, e cila si aktivitet ndihmon në rritjen e shkallës së njohjes reciproke dhe njëkohësisht kontribuon në afrimin dhe besimin më të madh ndërmjet vendin tonë dhe ato vende që ata i përfaqësojnë.

"Në fund të fjalimit, Mucunski theksoi gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, për thellimin e të cilit duhet të punohet reciprokisht, duke theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme mbetet hapur e gatshme për ndihmë dhe mbështetje për të gjitha çështjet protokollare dhe shërbime, të cilat si të tilla do të lehtësojnë punën e tyre në të ardhmen", thuhet në deklaratën e MPJ-së. ls/

Foto: MPJ

Фото: МНР

QËNDRONI TË LIDHUR