• e enjte, 11 korrik 2024

Mucunski: Marrëdhëniet dypalëshe me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik në fokus të ditëve të para të vizitës në SHBA

Mucunski: Marrëdhëniet dypalëshe me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik në fokus të ditëve të para të vizitës në SHBA

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Vizita e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski në SHBA, përveç pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, ka karakter dypalësh, thotë në deklaratë për RTM ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski , njoftoi MPJ.

Mucunski thekson se marrëdhëniet dypalëshe me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik ishin fokusi i ditëve të para nga vizita në SHBA.

"Nga ana e kryeministrit Mickoski është paralajmëruar investim i ri, që përfaqëson një nga sukseset e para të mëdha ekonomike të Qeverisë së re. 'Vaptek' do të investojë edhe 35 milionë euro, ndërsa do të hapen 100 vende të reja të punës në vend", theksoi Mucunski, duke potencuar se vendimi është marrë gjatë vizitës së tyre në Uashington. 

Ai informoi edhe për takime të shumta me kongresmenë me ndikim në të cilën është biseduar për fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe për rolin e vendit në skenën ndërkombëtare. 

"Në takime u konfirmua roli i vendit si anëtar i afirmuar i Aleancës së NATO-s, i cili në vazhdimësi kontribuon në forcimin e sigurisë së përgjithshme transatlantike. Gjithashtu u theksua se Qeveria e re maqedonase është mbështetëse dhe do të vazhdojë me politikën e harmonizimit 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, e cila është e rëndësishme për stabilitetin e vendit dhe rajonit", nënvizon Mucunski.

Lidhur me zgjerimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me dikasterin Tregtia e Jashtme, shefi i diplomacisë thotë se është i nevojshëm fokus më i ndryshëm në politikën e jashtme. 

"Aktivitetet për mbrojtje dhe promovim të interesave politike duhet të jetë i thelluar me një koncept që është shumë më shumë se diplomaci ekonomike. Promovimi i eksportit, por gjithashtu edhe promovimi i shtetit si vend i mirë për investime të reja direkte do të jetë sfidë e madhe, me të cilën mund të përballemi që ta bëjmë shtetin vend më të bukur për jetesë", thekson Mucunski. 

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shtoi se në periudhën e ardhshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përgjatë transparencës dhe procedurës ligjore, do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për konfirmimin e lëshimeve eventuale dhe gabime në punën e përfaqësive diplomatike - konsullore, jashtë akteve ligjore dhe nënligjore, ndërsa me qëllimin përfundimtar punës transparente dhe mbrojtje të imazhit të shtetit. 

Mucunski thekson se vijojnë edhe një varg takimesh dhe aktivitetesh të cilat kanë për qëllim apostrofimin e kontributit tonë drejt fuqizimit të Aleancës së NATO-s, si dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit me SHBA-në.

Mucunski është pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski, që është për vizitë në SHBA, ku po shënohet 75-vjetori i themelimit të Aleancës së NATO-s. fc/

 

Фото: принтскрин

 

QËNDRONI TË LIDHUR