• e premte, 11 tetor 2024

Takim Mickoski - Orban: Është arritur marrëveshje për bashkëpunim special financiar me Hungarinë

Takim Mickoski - Orban: Është arritur marrëveshje për bashkëpunim special financiar me Hungarinë

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Maqedonisë, Hristian Mickoski sot në Uashington, SHBA, kishte takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban me të cilin kanë arritur marrëveshje që në të ardhmen të vendosin bashkëpunim special ekonomik konform të cilës ministritë e financave të dy Qeverive do të fillojnë proces, në të cilin Qeveria hungareze do t'i huazojë Qeverisë së RMV-së një vlerë prej 500 milionë me interes prej 3,25 përqindëve, tre vite grejs periudhë dhe 12 vite afat pagese, që është gjithsej 15 vite. Vendi do të mundet edhe në mënyrë plotësuese t'i drejtohet mbështetjes ekonomike.

"Sot, së bashku me kryeministrin e Qeverisë hungareze, Viktor Orbán, patëm një takim jashtëzakonisht cilësor dhe të frytshëm. Biseduam për disa tema, duke përfshirë edhe temën që është ndoshta më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë, që është se të dy qeveritë kanë rënë dakord që në të ardhmen të vendosin një bashkëpunim të veçantë ekonomik, diçka që do të thotë siguri dhe diçka që do të thotë stabilitet financiar për ekonominë tonë maqedonase. Në emër të këtij bashkëpunimi, ne ramë dakord që tani personat përgjegjës, ministritë e financave të dy qeverive, të fillojnë një proces në të cilin qeveria hungareze do t'i japë qeverisë së RMV-së një shumë prej 500 milionë eurosh me kushtet e mëposhtme,e  ato janë interes prej 3,25 për qind, grejs periudhë trevjeçare dhe afat 12 vjeçar, që është gjithsej 15 vjet", informoi Mickoski pas takimit.

Sipas tij, duke pasur parasysh se vendoset bashkëpunim ekonomik social, kjo do të nënkuptojë se në të ardhmen kur do të ketë nevojë për një gjë të tillë, vendi do të munet sërish të drejtohet deri te partneri ynë special ekonomik - Qeveria hungareze dhe të kërkojë mbështetje plotësuese që do të nevojitet për ekonominë e vendit.

"Dua të informoj opinionin maqedonas se këto 500 milionë euro do të përdoren në këtë mënyrë: 250 milionë euro mbështetje direkte për ekonominë e vendit me të njëjtat kushte, interes 3,25 për qind, grejs periudhë trevjeçare, 12 vjet afat për shlyerje ose 15 vjet në përgjithësi. Ekonomia e RMV-së do të ketë kushte që nuk ka mundur t'i marrë deri më tani në tregun ekonomiko-financiar, ndërsa 250 milionë euro do të ndahen për projekte kapitale që do të realizohen nëpër komuna dhe do të jenë ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve. Maqedonia duhet me vepra, ne vazhdojmë këtu në Uashington", thekson ai.

Në komunikatën që sot e dërgoi pres-shërbimi qeveritar, përfundon sot Samiti i NATO-s dhe përfundohet me shënimin e 75 vjetorit të formimit të Aleancës së NATO-s. Delegacioni i Maqedonisë pasdite do të udhëtojë drejt Nju-Jorkut, ku nesër dhe pasnesër do të ketë takime me mërgimtarët e atjeshëm nga vendi ynë. mb/

фото и видео Влада на РСМ

 

QËNDRONI TË LIDHUR