• e enjte, 02 janar 2025

Mickoski dhe Taravari do të marrin pjesë në hapjen e katit të rinovuar të KIinikës universitare për psikiatri

Mickoski dhe Taravari do të marrin pjesë në hapjen e katit të rinovuar të KIinikës universitare për psikiatri

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot do të marrin pjesë në hapjen e katit të parë plotësisht të rinovuar të Klinikës universitare psikiatrike në Shkup.

Në katin e parë plotësisht të rinovuar është vendosur fasadë të re, çati e re si dhe dyer dhe dritare të reja. Ky projekt përmirëson ndjeshëm efiçiencën energjetike të klinikës, redukton humbjet e energjisë termike dhe kursen energji elektrike, mjete që persëri do të mbeten në sistemin shëndetësor në interes të pacientëve.

Faza e parë e projektit u financua përmes Bankës Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, në kuadër të përmirësimit të efiçiencës energjetike, është realizuar vitin e kaluar. Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë mori përsipër pjesën e renovimit të brendshëm, duke rinovuar plotësisht katin e parë, ku është ndërtuar edhe një dhomë spitalore e veçantë e përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.

Shuma totale e investimit tejkalon 40,000,000 denarë. Përmes njësisë projektuese të Ministrisë së Financave, për fazën e parë janë investuar 29,000,000 denarë, ndërsa për fazën e dytë, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, janë investuar 12,000,000 denarë. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR