MSH libaneze: Numri i të vdekurve u rrit në 45 nga sulmi izraelit mbi Bejrut
- – Numri i të vdekurve në sulmin ajror izraelit, caku i të cilit ishin komandantë ushtarakë të Hezbollahut në periferitë në jug të Bejrutit këtë të diele u rrit në 45, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.
- Post By Fitore Curri
- 11:05, 22 shtator, 2024
Bejrut, 22 shtator 2024 (MIA) – Numri i të vdekurve në sulmin ajror izraelit, caku i të cilit ishin komandantë ushtarakë të Hezbollahut në periferitë në jug të Bejrutit këtë të diele u rrit në 45, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.
“Numri i të vdekurve u rrit në 45 persona”, thuhet në kumtesën e ministrisë, duke e azhurnuar bilancin paraprak prej 37 nga sulmi i së premtes. Shtohet se “puna vazhdon në mënjanimin e rrënojave tri ditë me radhë” dhe se mostra të ADN-së do të shfrytëzohet që të konfirmohet identiteti i disa trupave. fc/