• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MSH do të furnizojë 100 autoambulanca, do të shpërndahen nëpër spitalet e vendit

MSH do të furnizojë 100 autoambulanca, do të shpërndahen nëpër spitalet e vendit

Kumanovë, 24 prill 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë planifikon të furnizojë 100 autoambulanca për spitalet në vend, plani duhet të kalojë në Qeveri, deklaroi sot në Kumanovë, numri një i Shëndetësisë Arben Taravari i cili pret që procedura të fillojë së shpejti.

Automjetet moderne, siç tha ai, do të shpërndahen në të gjithë spitalet e vendit, përfshirë ato më të mëdha dhe aty ku ka mungesë më të madhe.

"Që nga viti 2014, për fat të keq nuk është furnizuar asnjë automjet, mendoj nga Ministria e Shëndetësisë. Ka automjete që janë furnizuar, për shembull nga vetë spitalet ose me donacione nga kompanitë përgjegjëse- shoqërore, siç është sot rasti me “Ballkan grup”, ka thënë Taravari.

Ai ka thënë se kudo në vend ka mungesë të mjekëve, personelit mjekësor dhe teknik, por siç shton "1.800 vende pune në shëndetësi janë 'infuzion'”.

"Të gjitha spitalet kanë mungesë të kuadrit, kudo që të shkoni në Maqedoni nga Gjevgjelia në Gostivar, nga Ohri në Kumanovë, nga Velesi në Shtip, kudo deri në Kërçovë, kudo ka mungesë të kuadrit. Ju e dini që kemi filluar, tashmë janë punësuar 250 specializantë, për kuadrin e mesëm mjekësor është në rrjedhë procedura e shndërrimit të vendeve të punës nga kontrata në vendime. Rreth1.800 vende pune për një vit nuk kanë ndodhur asnjëherë në sistemin shëndetësor në Maqedoni", ka thënë Taravari.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR