• e enjte, 03 tetor 2024

MPJ rekomandon të shmangin zonat e rrezikuara nga moti i keq në Greqi

MPJ rekomandon të shmangin zonat e rrezikuara nga moti i keq në Greqi

 Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) -  Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)  u bën apel të gjithë shtetasve tanë t'i shmangin tonat e rrezikuara nga moti i keq në Greqi dhe të qëndrojnë në të sigurt deri në evakuimin e mundshëm dhe thekson se sipas informacioneve të Ambasadës në Athinë, në përfundim me ditën e sotme një shtetas i yni ndodhet në qytetin Volos, në vend të sigurt, në një hotel lokal. 

"Informojmë se Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim që t'u ofrohet ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e rrezikuara", thonë nga MPJ-ja dhe  shprehin ngushëllime familjeve të viktimave nga koha e keqe që ka përfshirë Greqinë.

 Në dispozicion janë SOS numri i MPJ-së 075/273-732, telefonat e shërbimit të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR