• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fronti evropian: Nuk e kemi ndërmend të bëhemi pjesë e koalicionit qeveritar

Fronti evropian: Nuk e kemi ndërmend të bëhemi pjesë e koalicionit qeveritar

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Fronti evropian nuk ka ndër mend të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, porositi sot lideri i Bashkimit demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën për shtyp kushtuar 100 ditëve punë të Qeverisë së re.

Në konferencën për shtyp të titulluar "100 ditë skandale, dështime, nënçmime dhe poshtërsime", i cek se nuk kanë ndër mend të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar i cili, siç thanë, nuk i respekton të drejtat themelore të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla. Theksuan se "Fronti evropian" nuk do ta destabilizojë vendin, por do të organizojnë protesta të cilat, siç cekën, janë e drejtë demorkatike.

"Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezervë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkisë e revanshizmit, ne nuk veprojmë sipas instinktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare. Fushata antishqiptare që është neveritëse nuk është e mirë, kur dëgjoj gjithë ato prononcime shqiptarët le të ikin në Shqipëri se ky shtet na qenka Maqedoni… Shqiptarët kanë respektuar gjithmonë të drejtat ndëretnike, ndaj njejte duhet të veprojnë edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas. Nuk kemi ne takat me u marr me inate e me hasmëri me shtetet tjera, ndaj vendit i duhet paqe dhe stabilitet, veting, luftë kundër korrupsionit", tha Ahmeti. 

Ahmeti bëri thirrje që të zbtohet veting për të gjithë funskuinarët në 30 vitet e fundit, ndërsa për VLEN-in tha se kanë bërë gabim fatal që kanë hyrë në Qeveri. Paralajmëroi se do të mbajnë konferenca prë shtyp çdo ditë, në të cialt do t'i zbulojnë, siç tha. dështimet dhe skandalet e Qeverisë.

"Mos bëni hajgare me çështjet shqiptare, mos prekni gjuhë e flamur, mos prekni në plage që jane mbyll. VLEN ka bërë gabim fatal që hyri në këtë qeveri, por nuk e di se çka i gjeti. Këto e kanë mësu një fjali “BDI-ja i ka fajet", tha Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër, Ziadin Sela porositi se "Fronti evropian" nuk ka ndër mend ta destabilizojë vendin. 

"Nga Fronti nuk do të ketë destabilizim, sepse protestat nuk janë destabilizim por demokraci. Na thoni deri ku e keni planin të shkoni me shtypjen e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera dhe do ju tregojmë dhe ne deri ku arrin rezistenca e Frontit Evropian. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie të turpit, kundër qytetarëve! VLEN-i sot del dhe shet të pavërteta në opinion, nuk iu del zot të arriturave shqiptare.  Ndaj, apel krerëve të VLEN-it, na bëni të ndihemi krenar në tokën tonë dhe aspak nuk e kemi qëllimin e pushtetit, ne nuk vijmë tek pushteti, por hajdeni ju tek Fronti dhe të ia tregojmë linjat e kuqe Mickoskit se ai nuk ka të drejtë të sillet si do ai me këtë popull", tha Ziadin Sela.

Sela theksoi se këto 100 ditë sundim, VLEN-i i ka realizuar të gjitha projektet e VMRO-DPMNE-së. Theksoi se ndryshimet e Ligjit për mbrojtësit nuk do të kalojë në Kuvend.

Skender Rexhepi-Zejd, kryetar i Lëvizjes popullore, u bëri thirrje përfaqësuesve të VLEN-it dhe simpatizuesve ta braktisin, siç tha, Qeverinë monoetnike antishqiptare.

"Ndaj le ta braktisin këtë qeveri anti-shqiptare, anti-BE, që ua merr të drejtën për punësim shqiptarëve dhe të tjerëve, të braktisin këtë qeveri dhe le të bashkohen me Frontin Evropian e të gjejmë zgjidhje për problematikat që I kemi. Në nuk do bëhemi pjesë e këtij pushteti, por do ulemi dhe këto problematika t’i zgjedhim bashkë”, tha Skender Rexhepi. 

Kryetari i Partisë demokratike evropiane e cila është pjesë e "Frontit evropian", Arianit Hoxha vlerësoi se Qeveria e re e prëbërë nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN për 100 ditë i ka deshqiptarizuar institucionet.

"Më e keqja mbi të gjitha, lejuan Ministrinë e vetme që kujdesej për çështjen shqiptare e lanë në dorë të një putinisti, një ministri serb. Ka mijëra gabime që i bënë në këto 100 ditë, por më e keqja është që me vazalitetin e ytre,m e prëforcojnë nacionalizmin maqedonas, që lejon deshqiptarizimin e institucioneve shtetërore", tha Hoxha.

Konferenca për shtyp filloi me një video disaminutëshe nga inserte nga lajme të mediumeve shqipatre dhe maqedonase nga vendi, Shqipëria dhe Kosova për punën e Qeverisë së re. ab/

Foto: Fronti evropian

QËNDRONI TË LIDHUR