Kuvendi miratoi dhjetë ligje me procedurë të shkurtuar
- Kuvendi, në kuadër të pjesës së punës pasdite, sipas rendit të ditës të seancës së 16-të, sonte ka miratuar nëntë vendime ligjore, me procedurë të shkurtuar. Seanca, në të cilën janë edhe tri pika të pazgjidhura nga rendi i ditës, vazhdon nesër në ora 13:00.
- Post By Melahat Baftija
- 21:28, 2 tetor, 2024
Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Kuvendi, në kuadër të pjesës së punës pasdite, sipas rendit të ditës të seancës së 16-të, sonte ka miratuar nëntë vendime ligjore, me procedurë të shkurtuar. Seanca, në të cilën janë edhe tri pika të pazgjidhura nga rendi i ditës, vazhdon nesër në ora 13:00.
Pa debat, unanimisht me 65 vota “pro” janë miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ëigjit për nëpunësit administrativ, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim rreth parashtresave dhe propozimeve, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektimin administrativ dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.
Njëzëri dhe pa debat, por me 64 vota “pro”, u miratua edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vendosjen e sistemit për menaxhim të cilësisë dhe Kornizës së përbashkët për vlerësimin e funksionimit dhe ofrimit të shërbimeve në shërbimin shtetëror, gjithashtu unanimisht dhe pa debat, por me 68 vota “pro” u miratua Ligji për ndryshimin e Ligjit për verërat.
Ligji për emërtimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës u mbështet njëzëri nga 69 deputetë.
Me 65 vota “pro” dhe 6 “kundër”, si dhe me 11 vota “pro” dhe 1 “kundër” nga deputetët e komuniteteve pakicë, Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në qarkujllimin rrugor. mb/
Foto: printksrkin