• e hënë, 08 korrik 2024

Moti paradite me diell, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Moti paradite me diell, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite dhe gjatë natës duke filluar nga perëndimi vranësira do të shtohet dhe do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima, në disa vende në formë stuhie me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, erëra të forta, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë në mëngjes me erë të fortë juglindore. Pasdite dhe në mbrëmje vranësitë do të shtohen dhe do të jenë të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, në pjesë të luginës në formë stuhie. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Nga e diela do të vijojë mot stabil dhe më i freskët me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR