• e diel, 01 shtator 2024

Moti nesër me diell dhe relativisht i ngrohtë, gjatë fundjavës me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu

Moti nesër me diell dhe relativisht i ngrohtë, gjatë fundjavës me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Nesër do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë mesatare, në disa vende të përforcuar jugore. Gjatë fundjavës dhe të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Siç paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi juglindor.

Moti sot me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 11 deri në 17 gradë.

Moti në Shkup kryesisht me diell me erë të dobët nga drejtimi jugor, me temperaturë deri në 16 gradë Celsius. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR